BallinaBotaSHBA, forcohet uragani ‘Dorian’ priten stuhi të forta e të rrezikshme

SHBA, forcohet uragani ‘Dorian’ priten stuhi të forta e të rrezikshme

spot_img
spot_img

Stuhia e fuqishme që po kërcënon Floridan dhe Ishujt Bahamas është forcuar ndjeshëm duke u shndërruar në kategorinë katër njoftuan autoritetet amerikane. Uragani i quajtur ‘Dorian’ po shoqërohet me erëra që shkojnë deri në 215 kilometra në orë dhe pritet të bëhet më i fuqishëm kur të kalojë në pjesën veri perëndimore të Bahamasit.

Sipas raportimeve, turistet që ndodheshin në ishujt Bahamas kanë nisur të largohen me urgjence përpara se të mbyllet aeroporti ndërkombetar. Ndërkohe gjendja e emergjencës është lëshuar në Florida, ku banoret janë udhëzuar që të furnizohet me ushqime ujë të pijshëm dhe mjekime për të paktën një javë.

Qytetarë bëhet gati për të përballuar uraganin ‘Dorian’

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ekspertët kanë paralajmëruar se uragani ‘Dorian’ mund të ketë pasoja më të rënda që pas uraganit ‘Andrew’ të kategorisë pesë që la të vdekur 65 vetë dhe shkatërroi 63 mijë shtëpi në vitin 1992. Stuhitë e kategorisë 4 janë të afta për dëme katastrofike – shkatërrimin e shtëpive dhe dyqaneve, prishjen e rrugëve dhe rrëzimin e pemëve apo linjave elektrike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular