BallinaAktualitetDalin emrat, kush janë 5 personat e plagosur në Fier, 2 prej...

Dalin emrat, kush janë 5 personat e plagosur në Fier, 2 prej tyre në reanimacion

Jane zbardhur detaje të reja nga ngjarja që tronditi mbrëmjen e kaluar qytetin e Fierit. Sherri mes dy familjeve i nisur në Levan të Fierit përfundoi në përdorimin e armëve në Urgjencën e Spitalit të këtij qyteti, duke lënë gjithsej të plagosur pesë persona.

Te plagosur kanë mbetur shtetasit Aleksandër Zhapaj, Aldi Zhapaj dhe Gentjan Zhapaj (djem të Aleksandrit), të cilët ndodhen të shtruar në pavionin e spitalit.

Ndërkohë, dy të plagosurit e tjerë, Klajdi Jonuz Lamaj dhe Erlind Afrim Muçaj ndodhen në reanimacion. Ndërkohë, policia ka blinduar spitalin prej mbrëmjes së kaluar. Mësohet se forca të shumta policore kanë ruajtur ambientet e spitalit gjatë gjithë natës.

Sipas policisë, dy vëllezërit Gentian dhe Aldi Xhapaj janë dëmtuar me sende të forta, ndërsa shtetasit Klajdi Lajma dhe Afrim Muçaj janë lënduar me mjet prerës, gjatës herrit mes dy familjeve në Levan.

Ndërkohë, po sipas policisë “të plagosurit janë transportuar për në Spital, për ndihmë mjekësore. Në Urgjencën e spitalit një prej shoqërueseve të të dëmtuarve i ka marrë armën e zjarrit nga brezi punonjësit të policisë, i cili po ndihmonte për të futur të plagosurit në Urgjencë dhe ka plagosur me të një prej familjarëve të palës tjetër, shtetasin Aleksandër Zhapaj”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular