BallinaKryesoreRrëfimi i tmerrshëm/Agron Tufa: Si i dhunuan seksualisht gruan dhe vajzën para...

Rrëfimi i tmerrshëm/Agron Tufa: Si i dhunuan seksualisht gruan dhe vajzën para syve inxhinierit në diktaturë

Agron Tufa, drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ka publikuar dje një ngjarje të tmerrshme të ndodhur në vitin 1974. Kjo histori e vërtetë lidhet me krimet makabre që janë bërë në komunizëm, fushë kjo të cilën Tufa e ka për objekt studimi në Institutin që ai drejton aktualisht.

NJË RRËFIM I TMERRSHËM I VËRTETË:

Agron Canaj, një inxhinier elektrik me interesa për librat, një mesnatë tetori 1974 arrestohet nga Sigurimi, që kërkon prej tij një deklaratë bashkëpunimi me të …  Bashkëshortja 42-vjeçare dhe vajza 15 vjeçe dhunohen seksualisht nga dy hetuesit para syve të tij që është i lidhur e nuk mund të lëvizë. Thirrjes për ndihmë të vajzës nuk mundet t’i qëndrojë më: “N’atë çast nuk durova më. Logjika nuk kishte më forcë”. Pranon të bëjë kompromisin…

Pasojat janë të menjëhershme, shokët arrestohen, zhvillohet gjyqi, njëri ekzekutohet, tjetri merr 12 vjet burg, ndërsa Agroni dhjetë të tillë.

Mbas gjashtë muajsh nëna, e plakur shumë, i vjen në takim, për t’i thënë se gruaja dhe vajza ‘ndodheshin në qiell’.

E vërteta është e shkruar në një copë letër të Lumturisë, bashkëshortes fatkeqe:

“I dashur Agron!

Në çastin që po të shkruaj këto radhë kam pirë lëngun vdekjeprurës. Fuqitë po më lenë. Në momentet e fundit dua të tregoj shkaqet e veprimit tim. A e mban mend natën e Sigurimit? Ajo nuk mbaroi atje ku e le ti. Akti i fundit u luajt pasi na hoqën nga ajo dhomë. Ne u bëmë pre e akteve shtazarake t’atyre dy banditëve. Kur u kthyem në shtëpi Irida ishte çmendur, ndërsa un isha e çoroditur. Vajzën u detyruam t’a shtrojmë në spitalin psikiatrik, ku i dha fund jetës së saj të njomë.

Pas disa ditësh vura re se në barkun tim po rritej fëmija e një krimineli. Ky fakt dhe turpi që ndiej për të dalë para syve të tu më detyruan të marr vendimin e vetëvr.asjes.

Të puth me mall për vete dhe për Iridën. E jotja Lumturia”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular