BallinaAktualitetAnalisti i ashpër me Mogherinin: Ku janë sukseset? 60 % e shqiptarëve...

Analisti i ashpër me Mogherinin: Ku janë sukseset? 60 % e shqiptarëve po ikin dhe ajo nuk i sheh

Analisti Fatos Lubonja teksa komenton zhvillimet e fundit politike në vend dhe sinjalet që vijnë nga Bashkimi Europian, është i bindur se Shqipëria sot nuk plotëson kushtet për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane.

Teksa foli edhe për largimet masive të shqiptarëve drejt vendeve të Evropës, theksoi se kjo nuk është gjë tjetër, por vetëm pasojë e keqqeverisjes.

Duke komentuar deklaratën e Federica Mogherinit, Lubonja tha edhe ajo duhet të pyes veten se pse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk i plotësojnë dot kushtet  e kërkuara.

“Problemi është që ka ardhur një moment në Europë që edhe Mogherini duhet të pendohej dhe të mendohej se pse këto vende nuk i plotësojnë dot këto kushte. Mos të harrojmë se në këto vendet e Ballkanit janë ngritur regjime, ku është kapur pushteti, nuk është kështu vetëm Shqipëria. Unë kam qenë dhe jam i idesë që nuk mund të përdoret hyrja e Shqipërisë si fasadë e Mogherinit në një krah, sepse po rriten forcat e djathta kudo.

Kjo është e gabuar. Shqipëria nuk meriton të hyjë në Europë, sepse ka shumë për të bërë. Nuk mund të legjitimohet e gjithë kjo politikë, e cila po i bën njerëzit të ikin. Ku janë sukseset? Unë nuk i shoh sukseset. Janë 60 për qind e shqiptarëve që po ikin dhe Mogherini nuk i sheh. Ajo thotë kemi bërë reformën në drejtësi, dhe nga ana tjetër kriminelët bëjnë dasmë në Kuvend. Realiteti nuk mbulohet. Unë mendoj që përtej asaj që mund të dua unë, nuk mbulohet dielli me shoshë”, është shprehur Lubonja, i ftuar në News 24.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular