BallinaAktualitet"Hapni tregun", tregtarët e Korçës në protestë, hedhin perime në mes të...

“Hapni tregun”, tregtarët e Korçës në protestë, hedhin perime në mes të rrugës

Dhjetra tregtarë të Korçës kanë bllokuar sot Unazën e qytetit, ndërsa janë hedhur në protestë. Në shenjë rebelimi ndaj qeverisë, ata kanë hedhur perime në rrugë, ndërsa brohorasin ‘Hapni tregun’ dhe ‘Rama ik!’.

Kemi 20 vite që punojmë. Sot na është bllokuar hyrja nga bashkia, duam të drejtën tonë. Duam të shesim, nuk kemi të ardhura të tjera. Bashkia nuk na sqaron na ka mbyllur derën në kulmin e prodhimit”, -pohoi një prej protestuesve.

Si pasojë e bllokimit të rrugës, është krijuar radhë e madhe automjetesh, duke paralizuar kështu qarkullimin e tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular