BallinaAktualitet15 Vjet LSI/ Kryemadhi: Rilindja e Ramës, tradhëtarja më e madhe e...

15 Vjet LSI/ Kryemadhi: Rilindja e Ramës, tradhëtarja më e madhe e së majtës, ka shkelur cdo vlerë

Kryemadhi: Rilindja e Ramës, tradhëtarja më e madhe e së majtës, ka shkelur cdo vlerë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ne 15-vjetorin e themelimit të kësaj partie hodhi akuza të forta ndaj qeverisë Rama dhe Rilindjes, që sipas saj, janë tradhëtarët më të mëdhenj të së majtës.

Sipas kryetares së LSI, “Ata shohin se Rilindja nuk ka më asnjë pikë takimi me asnjë ideologji,e aq më pak me të majtën. Rilindja e Ramës do mbahet mend si tradhtarja më e madhe e së majtës shqiptare”.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

“Të nderuar miq,Situata është e papreçedent. Vendin e ka mbërthyer një krize totale e qeverisjes, ekonomisë dhe shoqerisë.

Në kohën kur më shumë se kurrë   kerkohet mobilizim social e intelektual, pjellë e Rilindjes është  polarizimi i tejskajshem, nxitja e përçarjes së shoqerisë në  “ne” dhe “ata”.

Në kohën kur kerkohet mobilizimi i gjithë energjive e kapaciteteve kombëtare për integrimin e vendit, kemi shkaterrimin e administrates publike, dhe injorim të institucioneve të pavarura dhe akademike.

Gënjeshtra është kozmetika e përditshme  e fytyres së qeverisë dhe bojës së kryeministrit. Që edhe pse investon miliona para të pista prapë duket se ka nisur t’i mbarojë vaji.

Makineria e propagandës ka filluar të kercasë e nuk  mbulon dot më zullumet e pafund që Rilindja ka prodhuar. Sepse shqiptarët nuk janë të verbër,ata shohin dhe kuptojnë.

Ata shohin se Rilindja nuk ka më asnjë  pikë  takimi me asnjë ideologji,e aq më pak me të majtën. Rilindja e Ramës do mbahet mend si tradhtarja më e madhe e së majtës shqiptare. Ajo ka shkelur pa mëshirë  vlerat saj themelore: shtetin demokratik e social, mundesitë  e barabarta dhe shpërndarjen e drejtë të të mirave”, u shpreh ndër të tjera Kryemadhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular