BallinaAktualitetLëvizja e Re prezanton Ekipin e Tiranës!

Lëvizja e Re prezanton Ekipin e Tiranës!

Lëvizja e Re prezanton Ekipin e Tiranës! Pas takimeve të suksesshme në Dibër, Shijak, Kavajë dhe Durrës, LRE –  Lëvizja e Re ka zhvilluar një takim prezantues të Ekipit Nismëtar të Tiranës. Lëvizja e Re është partia e drejtuar nga pedagogu Arian Galdini, e cila sapo ka ardhur në skenën politike shqiptare në këtë fillimshtatori si rezultat i transformimit të LDE – Partisë për Liri, Demokraci dhe Etikë.

Lëvizja e Re – LRE ka ardhur si një sfidë idealiste politike, si një parti e djathtë, opozitare, proinstitucionale, properëndinore, projetës dhe probiznes.

Duket qartë se pedagogu Galdini dhe Ekipi i tij Drejtues në LRE e kanë ndarë mendjen që Lëvizjen e Re ta kthejnë në një lëvizje politike shprese dhe aspiratash për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Ditën e djeshme në Tiranë, Lëvizja e Re prezantoi Ekipin e saj Nismëtar për Kryeqytetin.

Kryetari Nismëtar për Tiranën do të jetë sipërmarësi i njohur Bashkim Çalliku.

Bashkim Çalliku ka jetuar për shumë vite në Francë dhe ka aktivitete biznesi në Francë dhe Shqipëri.

Ai është gjithashtu edhe Anëtar i Dhomës së Tregëtisë Shqiptaro – Franceze.

Në Ekipin Nismëtar të Tiranës, Kryetari i LRE për Tiranën Bashkim Çalliku, prezantoi edhe shumë kolegë, profesionistë të lirë, arkitektë, avokatë, sipërmarës, inxhinierë, ekonomistë dhe pedagogë e studentë.

Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Lëvizjes së Re, pedagogu Arian Galdini u tha të pranishmëve:

“Ju sot i bashkoheni jo thjesht një partie të re politike, jo thjesht LRE – Lëvizjes së Re, por një projekti patriotik për të bërë bashkë qytetarët e thjeshtë, të ndershëm e të papërlyer e për tu dhënë të gjithë shqiptarëve një alternativë shprese dhe besimi. Shqiptarët me të drejtë e kanë humbut besimin tek politika, tek çdo parti politike dhe tek çdo politikan, sepse në 30 vite kanë takuar e u janë prezantuar vetëm batakçinj e plaçkaxhinj. Për 30 vjet ne kemi patur vetëm parti politike dhe pluralizëm plaçkaxhinjsh. Tani ka ardhur koha për ndryshim rrënjësor. Dhe ndryshimi nuk vjen nga shkëmbimi i roleve mes plaçkaxhinjve, as rrotacioni i plaçkaxhinjve, as tek alternativat se plaçkaxhiu që është në pushtet është e keqja më e madhe dhe plaçkaxhinjtë në opozitë janë e keqja më e vogël. Jo. Të gjithë plaçkaxhinjtë e politikës shqiptare, majtas e djathtas, në qeverisje a në opozitë, duhen konsideruar njëlloj dhe anëtarë të të njëjtit Klub, Klubit të Plaçkaxhinjve. Prandaj duhet ti refuzojmë njëlloj të gjithë plaçkaxhinjtë. Nëse ata na duken sot ende si të plotfuqishëm dhe të frikshëm, nëse ata na duken sot si mure të larta e të pakalueshme, ftesa jonë si Lëvizje e Re është shume e thjeshtë: Hiqu tullën tënde. Kjo është motoja jonë: Hiqu tullën tënde. Nuk ka nevojë as të bërtasësh, as të ulërasësh, as të bësh revolucion, e as të bësh namin, duhet vetëm që secili prej nesh tu heqë tullën e vetë. Si bëhet kjo? Shumë lehtë. Hiqu tullën tënde, mos u shko më në protesta, mitingje, festa e ahengje, salla e takime. Hiqu tullën tënde, mos u shko më pas, mos i dëgjo më, mos i përfill më, mos u jep votën, mos u shit votën. Hiqu tullën tënde dhe do ta shohësh se ata që duken si mure të pakalueshme do bien si kështjella rëre. Kjo është motoja e Lëvizjes së Re: Hiqu tullën tënde. Ky është revolucioni i vërtetë. Kur ne u presim burimin e fuqisë atyre plaçkaxhinjve që janë lart, pra kur u  heqim votën tonë, fytyrën tonë, pjesëmarjen tonë, përdorimin tonë, ata do bien krejt si liliputë. Kini besim se do tia dalim. LRE është partia e qytetarëve të thjeshtë dhe të papërlyer. Ne do bashkojmë qytetarët e dobët për ti mundur Plaçkaxhinjtë e fortë. Ne do të jemi partia e Davidëve të ndershëm dhe me dinjitet që do ti mundim dhe turpërojmë Goliathët Plaçkaxhinj që na kanë sunduar e bërë keq në këto 30 vite. Do tia dalim.”

 

 

 


spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular