BallinaAktualitetNgatërrimi i himnin në ndeshjen Shqipëri-Francë, Presidentit francez mesazh kryeministrit Rama. Çfarë...

Ngatërrimi i himnin në ndeshjen Shqipëri-Francë, Presidentit francez mesazh kryeministrit Rama. Çfarë shkruan ai

Presidenti i Frances Emmanuel Macron i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar ndjese për atë që ai e ka quajtur gabim të pa tolerueshëm të Federatës Franceze të Futbollit mbi ngatërrimin e himnit shqiptar.

Presidenti Macron ka vlerësuar reagimin e lojtareve shqiptarë dhe ka thënë se e konsideronte sidoqoftë të nevojshme, shprehjen e një ndjese të sinqertë.

Kryeministri Rama e ka çmuar gjestin e Presidentit te Frances, duke e falënderuar atë për mesazhin e tij te ndjesës, pavarësisht se gafa e papranueshme është bere nga Federata Franceze e Futbollit.

Të parët ishin lojtarët e Shqipërisë që do këndonin himnin, por organizatorët vendosën një himn komplet tjetër, dhe lojtarët shqiptarë u habitën.

Më pas, u këndua himni i Francës. Lojtarët shqiptarë nuk lëvizën nga vendi, teksa nuk pranonin të vazhdonin procedurën duke dhënë duart, teksa prisnin që të dëgjohej himni i tyre, himni i Shqipërisë.

Gafa me himnin on Vidnews.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular