BallinaKronike"Drama e familjes Gjokola në Librazhd!", Bujar Vreto akuzon dhe sjell një...

“Drama e familjes Gjokola në Librazhd!”, Bujar Vreto akuzon dhe sjell një tjetër pistë: Prokuroria ta hetojë…

Nga Bujar Vreto

Heshta per dy dit, por smund te heshtja pafundesisht. E tmerrshme per femijet dhe familjaret, e rende dhe prekese per miqt, shoket dhe komshinjte, dritheruese per bashkeqytetaret dhe e pa kuptueshme per shqiptaret.

Lulja dhe Dauti, ne kete moment qe une po shkruaj, nuk do munden te lexojne kete shkrim qe me buron nga shpirti sepse ata meritonin te jetonin, meritonin te kontribuonin per femijet, familjaret dhe komunitetin. Qytetaret e Librazhdit u shokuan kur degjuan se cifti ideal u largua njeher e pergjithmone nga kjo bote, akoma nuk na besohet se ata jane te mbuluar me dhenun e tokes dhe shpirti i tyre tashme prehet prane te madhit zot. Fjalet jane te pakta, madje te pakuptimta sepse dhimbja slejon trurin te prodhoje, por ngarkesa i dergohet zemers te lotoje. Me dhimbje per ciftin e mrekullueshem, dy miqt e mi, te PD-se dhe Librazhdit ‘’U PREHSHIN NE PAQE’’.

Konspiracionet tani jane te shumta, madje per tej imagjinates por une do ti drejtohesha prokurorise te filloje nenjeher hetimet dhe te zbardhe te verteten madje jam i gatshem te deshmoj dhe une per ngarkesat psikologjike te ciftit. Dauti bashke me Lulen kishin pese vjet qe perjetonin shume keq nderhyrjen brutale te pushtetit duke u marre investimin e tyre por jo vetem kaq ne rrapun kishin nje toke private dhe pushteti per te ndihmuar pronaret e ndertimit te nje HECI i ndryshuan harten (keto jane indicje per te filluar hetimin dhe me jane thene nga vete te ndjeret, besoj se duhet te jene ne dijeni dhe femijet apo te afermit).

(Une me dt 21-10-2014 kam bere nje shkrim denoncues per dhunen e ushtruar ne pronen e ciftit Gjokola, shkrimi eshte dhe ne faqen time ne facebook).
RILEXOJENI

‘’’’Prefekti i Prefekturës të Qarkut Elbasan Arben Kamami, nëpërmjet një urdhëri kërkon të nxjerrë nga ambientet e punës ku ushtron aktivitetin e tij të ligjshëm sekretari i këshillit bashkiak Librazhd z. Daut Gjokola.

Prefekti jo për shkak të dëshirës por për shkak të urdhërave partiakë, detyrohet që të nxjerrë një urdhër klientelist edhe pse prona është e Bashkisë Librazhd. Urdhri i Prefektit në kundërshtim me ligjin kërkon të largohet nga ambientet e një hapësire tek ish kaldaja ku investimi është tërësisht privat dhe i investuar nga qiramarrësi z. Daul Gjokola.

Prefekti e ka nxjerrë këtë urdhër nën presionin e PS-së Librazhd, jo se këto ambiente janë të nevojshme për ambiente shërbimi por për të sistemuar klientelë 99-shash. Në këto ambiente ish kaldaja, janë të sistemuar disa ushtrues aktivitetesh ku janë pagues të rregullt të qirasë dhe zbatues të ligjit por për ironi Prefekti i urdheruar nga PS(konkretisht nga mullaomari T.Balla) e shikon si jasht gardhit socialist z. Daut Gjokola, por jo vetëm jasht gardhit socialis por si njeri planprishes per rilindasit ne qytet, pasi ceshte shteterore duhet te jete e tyre dhe me kete rast i mbyllim gojen Dautit qe mos hedhe asnje hap per te djathten dhe i japim ambientet njerit prej lepiresave pse jo dhe te afermeve mullait.

Partia Demokratike Dega Librazhd, bën thirrje organeve kopetente mos bëhen pjesë e kësaj maskarade klienteliste qe për fatin e keq dëmton rende investitorin dhe paguesin e taksave z.Gjokola dhe kjo behet per qellimin e vetem, si shperblim ndaj idhëtarëve 99-sha. Policia të bëjë detyrën duke ruajtur rendin dhe zbatuar ligjin dhe jo të bëhet pjesë e hakmarrjes politike. Policia e di mirë se nuk është detyra e saj për zbatimin e urdhrave kur palët janë në gjyq, ”por te prese” dhe mbas përfundimit të gjyqit, kur vendimi merr formën e prerë është zyra përmbarimore ajo që zbaton urdhërin me titullin ekzekutiv të gjykatës., dhe pala humbëse dëmshpërblen dëmin e shkaktuar.

Partia Demokratike Dega Librazhd është dhe do jetë në krahë të individëve, bizneseve dhe çdo kujtë që ju shkelet e drejta që kushtetuta dhe ligji ju jep.

Partia Demonratike është për zbatimin e ligjit me korrektësi, sepse për shtetin ligjor drejt shtetit të së drejtës shqipëtarët kanë derdhur shumë gjak, kanë bërë burg e internim nga diktatura komuniste !

SË BASHKU PËR ZBATIMIN E LIGJIT, KUNDËR SHTETIT POLICOR DHE ANARSHIST QË KJO QEVERI 99-SHASH PO INSTALON ! ‘’’’’’ dt 21-10-2014.
Zbardheni kete krim te imponuar!
KRYETARI PD.
BUJAR VRETO.
9 shtator 2019

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular