BallinaAktualitetZgjedhje të parakohshme?! Kryeredaktori i Panorama: Ja çfarë iu tha Rama sot...

Zgjedhje të parakohshme?! Kryeredaktori i Panorama: Ja çfarë iu tha Rama sot deputetëve

Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryeministri u ka kërkuar deputetëve të jenë gati për zgjedhjet e parakohshme duke iu lënë atyre të kuptojnë se mund ët jenë në cdo kohë. Lajmi sapo u konfirmya nga kryeredaktori i Panorama Robert Rakipllati në emisionin Opinion. Rama ka kerkuar gjithashtu angazhim maksimal në fushatën e zgjedhjeve të brendshme në Partinë Socialiste.

Gazetari Robert Rakipllari këtë të hënë në emisionin Opinion, tha se tani palët kanë bërë llogari të reja.

“Nuk jemi në situatën ku secila palët kërcënonte. Unë besoj që situata ka ndryshuar që kur mazhoranca ka kërkoi mendimin e komisionit të Venecias për shkakrimin e Metës. Në atë komision një pjesë e opozitës së re ishin jashtë loje, nuk e dinin pse kishin ardhur. Pjesa tjetër me deputet e mazhorancës ishte përballje ligjore dhe etike”, tha Rakipllari.

Pas seancës presidenti Meta qëndroi për pak kohë tek zyra e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në Kuvend pak më parë kishte qenë dhe kryeministri, por sipas burimeve mes Metës dhe Ramës nuk ka pas asnjë shtrëngim dore.

Por gazetari Rakipllari shkoi dhe më tej teksa tha në emision se kryeministri gjatë mbledhjes së grupit parlamentar ka thënë “që duhet të bëhemi për zgjedhje sa më shpejt”./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular