BallinaKryesoreTirana prag epidemie, 230 të shtruar në spital nga problemet e ujit

Tirana prag epidemie, 230 të shtruar në spital nga problemet e ujit

Prej javësh në Tiranë ka mungesa të mëdha uji.

E denoncuar fillimisht në rrjetet sociale, kjo mungesë uji ka nisur të japë shenjat e para alarmante.

Mësohet se vetëm gjatë ditës së djeshme në urgjencën e Infektivit në QSUT janë paraqitur 230 qytetarë me simptoma të ndryshme.

Dyshimet janë se po përhapet një virozë për shkak të mungesës së ujit.

Për të qartësuar këtë situatë dhe për të gjetur shkakun, janë marrë mostra nga rastet qe janë paraqitur në urgjencë, dhe po bëhet analizimi i tyre.

Tashmë pritet përgjigja e Institutit të Shëndetit Publik për të përcaktuar se çfarë e shkakton këtë virozë dhe si po përhapet. Simptomat e rasteve të paraqitura në urgjencë, janë të njëjtat: temperaturë e lartë, të vjella, humbje ekuilibri dhe dhimbje koke.

Për sa i përket analizave të ujit, nga ku dyshohet se po përhapet viroza, të njëjtat burime nga Ministria e Shëndetësisë thonë se këto janë kontrolle periodike që bëhen vazhdimisht.

Dhe pa dalë ende përgjigja nga Instituti i Shëndetit Publik, nuk mund të thuhet ende me siguri se çfarë e shkakton.

Kujtojmë se një javë më parë, mjekë të shërbimit të infektivit, bën deklaratë për fluksin e shtuar si dhe u bënë thirrje qytetarëve që fillimisht të drejtohen tek mjeku i familjes dhe jo direkt në urgjencë, kjo për ti dhënë mundësi pacientëve që kanë vërtet nevojë për ndihmë të specializuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular