BallinaKronikeVIDEO+FOTO/E pazakontë në Vlorë, turisti ndërhyn të mbrojë qenin, dy të rinjtë...

VIDEO+FOTO/E pazakontë në Vlorë, turisti ndërhyn të mbrojë qenin, dy të rinjtë e dhunojnë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorë, ku protagonistë të saj ishin dy djem vlonjatë dhe një turist nga Rusia. Siç shihet edhe nga videoja e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Enrik Mehmeti, të rinjtë shfaqen duke dhunuar një qen afër një ndërtese të braktisur në zonën e “Ujit të Ftohtë”, ndërsa turisti rus ka zbritur nga makina dhe ka tentuar të ndalojë këtë veprim aspak njerëzor.

Por në këtë moment, të rinjtë kanë dhunuar edhe turistin rus i identifikuar si Sergey Dzambula dhe në trupin e tij shquhen qartë shenjat e dhunës ku dhe është gjakosur. Veprimi i turpshëm i të rinjve nuk ka përfunduar me kaq. Ata nën demonstrimin e forcës kanë tentuar t’i grabisin edhe telefonin celular.

Gazetari Mehmeti raporton se policia ka nisur hetimet, ndërsa rusi i dhunuar ndodhet aktualisht në komisariat dhe po pyetet për rrethanat ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular