BallinaAktualitetPropaganda Rama-Lame në media dhe disfata në trajtimin e pronës në Shqipëri

Propaganda Rama-Lame në media dhe disfata në trajtimin e pronës në Shqipëri

Nga Dhurata Çupi

Pas 6 vitesh drejtim ku me të njëjtin nxitim e gllabërim ndaj pronës publike e kane trajtuar edhe pronën private të qytetarit, sot ju thotë atyre se na duhen tani dhe në vazhdim specialistë të aftë.
Kjo qeveri ka 6 vite që nuk trajton asnjë pronë të ish pronarëve.

Nuk mundet sot të përmendet 1 metër katror e trajtuar apo kaluar me të drejtë pronarëve nga agjencia qeveritare
Nga ana tjeter kemi sjelljen më të shëmtuar dhe jo profesionale me pronën publike.

Ne vitin 2013 kjo qeveri gjeti të gatshëm në masën 90% inventarin e cdo prone publike, të institucioneve qëndrore apo të njësive të qeverisjes vendore.
Nga ana tjetër këto prona kishin referencat në rregjistrat kadastrale në përqindje të madhe të tyre.
Kishte një reformë të plotë pronat- pyje e kullota.
Në 2013 ne lamë një inventar të plotë të pyjeve e kullotave , dhe vetëm kërkoheshin disa saktësime në hartë për të përcaktuar juridiksionet territoriale, kryesisht mes njësive.
Sot, pas 6 viteve, askush nuk din të thotë se ku janë këto inventare dhe përse nuk azhornohen.
Legalizimet jane një tjetër cështje, që përpos disa daljeve mediatike, ku propaganda zë hapësirën kryesore, rezulton që qytetarët vazhdojnë mos të marrin pronesitë e tyre për shtëpitë që ndërtuan me djersën e tyre.

Për këtë cështje , në vitin 2013 gjetën të plotë kuadrin ligjor dhe rruga ishte e shtruar me të gjithë infrastrukturën e nevojshme dhe pritej vetëm shpërndarja e certifikatave të pronësisë, dhe as kjo natyrisht nuk u krye nga kjo qeveri.

E thënë shkurt: Prona në Shqipëri është vjedhur dhe abuzuar , është shitur e blerë sipas projekteve personale të këtyre qeveritareve. Shembulli i ketyre 6 viteve të fundit nxjerr një leksion të mirë për ju: mos dilni më në media dhe mos bëni më propagandë, është koha të ikni e të qërroheni nga aty ku keni bërë batërdinë ndaj pasurise se shqiptarëve.

Dëmin që i keni bërë vendit me trajtimin e pronës publike dhe private vitet e fundit eshte më i rëndi ne 30 vite dhe pasojat do ti vuajnë shqiptarët.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular