BallinaAktualitetTeksti origjinal i këngës "Bulqizakja", Bujar Karoshi: Mos gënjeni, ja cili është...

Teksti origjinal i këngës “Bulqizakja”, Bujar Karoshi: Mos gënjeni, ja cili është autori…

Nga Bujar Karoshi

Ditët e fundit media, kryesisht lokale dhe ndonjë portal i rëndësishëm, u mbushën me skupin se “ishte zbuluar më në fund teksti origjinal i këngës BULQIZAKJA”. Dhe zbulimi përkonka me 100 vjetorin… Madje bariu paska qenë një djalosh nga Dibra e Madhe, që gjatë një xhiroje me biçikletë rreth e rrotull Bulqizës, paska has në këtë cucën bulqizake dhe fap-fap paska shpërthye dashnia… E pas dashnisë, edhe kanga…
Tani, nuk do ta kisha hedhur këtë foto e bërë këtë status, sikur sot në mëngjes, në profilin në Facebook, të mos më kishte mbirë një lajm tjetër i sponsorizuar, ku më “kërkohej” të lexoja një “studimi skrupuloz për një nga thesaret e kulturës sonë popullore”.
Që është një thesar nuk do mend, aq sa nuk do shumë mend të kuptosh se edhe studimi është një thesar në fushën e trillimit.
Meqë puna ma ka dashur të jem i nderuar të jem botuesi i tre librave të Munir Shehut, falë kujdesit të djalit të tij, Mirdashit, ma do sedra të mos hesht përpara këtij turpi.
Kënga “Bulqizakeja” është një krijim me tekst e muzikë të Munir Shehut. Kush thotë të kundërtën po thotë një gënjeshtër. Në qoftë se është prej padijes, nuk ka asnjë problem, por në qoftë se autorët e studimit kanë pasur sadopak informacion, atëherë ata kanë spekuluar qëllimisht dhe arsyen e dinë veç ata.
Kujt nuk i mjafton kjo foto për të provuar çfarë shkrova më lart, të mos hezitojë e të pyes.

P.S. Dashi është një muzikant, një përkthyes, një njeri i ditur që me përgatitjen për botim të librave të Munir Shehut, nuk po kryen një detyrim ndaj babait, por po bën një punë shkencore në dobi të kulturës e trashëgimisë sonë kulturore. E unë ruaj një konsideratë të veçantë për të, sepse më ka bërë pjesë të kësaj pune. Kjo më ka nderuar, por edhe më ka vënë përballë përgjegjësish, që shpresoj t’i kaloj me sukses.
***
Librat e Munir Shehut mund t’i gjeni në librarinë tonë, librari Adrion, mund t’i porosisni pranë librarive në qytetin tuaj ose në lidhjet më poshtë:

1. Rrëfime dhe këngë popullore (Dibra 1860 – 1913)
https://bukinist.al/…/8883-rrefime-dhe-kenge-popullore.html…

2. Dibra në shekujt e sundimit osman – Rrëfime dhe këngë dibrane
https://bukinist.al/…/8868-dibra-ne-shekujt-e-sundimit-osma…

3. Shtek me shtek e skutë më skutë – Anekdoda, gojëdhëna, tregime të shkurtëra
https://bukinist.al/…/8871-shtek-me-shtek-e-skute-me-skute.…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular