BallinaAktualitetGazetari zbulon provën që Tahiri i çoi Gjykatës. Kush ishte shefi i...

Gazetari zbulon provën që Tahiri i çoi Gjykatës. Kush ishte shefi i madh dhe ca tha për kolegët…

Ndërsa pritet që për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, Prokuroria të shpallë vendimin gazetari dhe redaktori i lajmeve në RTV Ora, Trashgim Sokolaj zbuloi më tepër detaje rreth seancës së sotme.

Sokolaj tha se ditën e sotme Saimir Tahiri ka pasur një seancë me tone të ashpra. Sakaq për të hedhur poshtë akuzat e Prokurorisë se ka takuar Habilajt kur ata kanë ardhur në Tiranë, Sokolaj thotë se Tahiri ka paraqitur një foto ku ishte në mbledhje me qeverinë dhe kryeministrin Rama.

Trashgim Sokolaj: Gjatë seancës së sotme ish-ministri Tahiri ka pasur një komunikim me tone të ashpra duke i konsideruar akuzat ndaj tij si politike. Në vazhdim të një vendimi jo shumë juridik dhe ligjor, por më tepër sesa juridik-politik ka përmenduar edhe ministren aktuale të Drejtësisë, Etilda Gjonaj, dhe ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për të cilën ka thënë se e kishte informuar për çështjen e radarëve që fikeshin në Vlorë dhe në Durrës kur kalonin ngarkesat me drogë. Në seancën e sotme ai para Gjykatës, duke pranuar se nuk i ka paraqitur si prova në dosje, por si elementë shtesë për personalitetin e tij. 

Ai ka paraqitur sot një fotografi të takimit që ka pasur me kryeministrin Rama dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar në kohën kur Prokuroria pretendon se vëllezërit Habilaj kanë ardhur në Tiranë dhe kanë takuar një person që ata thonë “shefi i madh”. Edhe avokati i Tahirit, por dhe vetë Tahiri ka thënë që nuk e sheh veten si “shef” të ndonjë grupi kriminal, por si një politikan që po përballet me këtë proces, duke e cilësuar proces pa prova dhe sipas tij i vetmi “shef politik” është Rama, por që nuk ka lidhje me akuzat që ka ngritur Prokuroria ndaj tij.

Më tej Sokolaj u shpreh se: “ka të dhëna që sasia e madhe e kanabisit e prodhuar në vite ende nuk ka arritur të trafikohet jashtë dhe ruhet në magazina brenda Shqipërisë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular