BallinaUncategorizedI kërkonte favore seksuale studenteve, pedagogu i Elbasanit përfundon në Spital. Arsyeja

I kërkonte favore seksuale studenteve, pedagogu i Elbasanit përfundon në Spital. Arsyeja

Ka përfunduar në spital pedagogu Denis Himçi, i cili u denoncua nepermjet nje video, ndërsa i kërkonte favore seksuale një studenteje, në këmbim të notës.

Mësohet se ai është dërguar në spital gjatë natës, pasi eshte ndjere keq ne paraburgim, si shkak i problemave me tensionin.

Kanë qenë  efektivët që e kanë shoqëruar në spital, në Elbasan, ndërsa ditën e sotme ai është sjellë në QSUT në Tiranë.

Pedagogu Denis Himçi u vu në pranga pas publikimit të video skandalit të transmetuar në emisionin investigativ “Stop”,dy ditë më parë, ku ky i fundit i kërkonte një studenteje raport intim, në këmbim të marrjes së provimeve,  por edhe të ndikonte tek kolegët e tjerë që vajza të kalonte provimet e mbartura.

Ai akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular