BallinaShow BizzVideo/Era Istrefi në bashkëpunimin me Yellow Claw dhe Offset këndon shqip

Video/Era Istrefi në bashkëpunimin me Yellow Claw dhe Offset këndon shqip

Vetëm pak minuta më parë është publikuar bashkëpunimi më i ri i këngëtares shqiptare Era Istrefi me artistët e huaj Yellow Claw dhe Offset.

Videoklipi i dedikohet historisë reale të një çifti, të cilët ishin fansa të mëdhenj të grupit Yellow Claw.

Gjatë videoklipit, djali rrëfen se ai ishte i pari që ishte fiksuar pas grupit Yellow Claw, për të cilin grindej shpesh edhe me partneren e tij.

Ajo bëhej xheloze pasi i dukej se partneri i kushtonte më shumë rëndësi “Yellow Claw” sesa asaj.

Mirëpo, me kalimin e kohës Yellow Claw kishte filluar t’i pëlqente dhe grupi ishte arsyeja që ata u afruan më shumë me njëri-tjetrin.

Madje, në njërin prej koncerteve të tyre, djali i kishte propozuar partneres për martesë në skenë, në sy të Yellow Claw dhe miliona fansave të pranishëm.

Historisë së tyre Yellow Claw i ka dedikuar këngën “Let’s Get Married” në bashkëpunim me Era Istrefin dhe Offset.

Gjatë këngës, Era dëgjohet të këndojë një pjesë shqip: “Se si ti, s’o asnjo, njo si ti, s’e gjej mo” dhe s’mund të ishim më të lumtur se kaq!

Për më shumë mund të dëgjoni këngën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular