BallinaAktualitetEMRAT/Publikuan lajmin për tërmetin fals, policia shoqëron dy gazetarët

EMRAT/Publikuan lajmin për tërmetin fals, policia shoqëron dy gazetarët

Policia e Tiranës ka shoqëruar dy gazetarët e portalit Syri.net, dhe Shekullit të cilët kanë publikuar lajmin së një tërmet i fortë do të trondiste Shqipërinë në orën 23:30 të mbrëmjes së sotme, lajm i cili rezultoi fals.

Bëhet fjalë për gazetarin e portalit “SYRI.net”, Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica të “Shekulli”.

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Menjëherë pas publikimit të një lajmi të rremë në portalin “SYRI.net” dhe më pas edhe në disa portale të tjera, se sipas parashikimeve të një sizmologu grek do ketë në orën 23.30 një tërmet të fuqishëm, lajm i cili shkaktoi panik të madh tek qytetarët të cilët braktisën banesat dhe dolën në rrugë, Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë shoqëruar në Polici gazetarin e portalit “SYRI.net”, Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica e “Shekullit”, për veprime të mëtejshme, të cilët kanë bërë publikimin e këtij lajmi të rremë, me pasoja paniku te qytetarët.

Policia e Shtetit ka ngritur nëj grup të posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të autorësisë së këtij lajmi dashakeq që krijojë frikë e panik tek qytetarët.

Policia e Shtetit ju bën thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e njoftimeve dashakeqe dhe siguron ata se cilido që do përhapë njoftime të tilla do të përballet me forcën e ligjit.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias që të tregohen më të kujdesshëm në njoftimet që shpërndajnë, duke kërkuar informacion zyrtar para publikimeve të lajme që krijojnë frikë e panik tek qytetarët. Dosja.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular