BallinaAktualitetSi përfiton Sandër Lleshaj nga pasojat e tërmetit, kujtohet për Zef Balën...

Si përfiton Sandër Lleshaj nga pasojat e tërmetit, kujtohet për Zef Balën që ka 2 vite me sytë nga qielli

Tërmeti i ditës së djeshme, më i madhi në 30 vitet e fundit, krijoi panik tek të gjithë qytetarët, sidomos në qytetin e Durrësit, ku kishte edhe epiqendrën. Deri më tani, duket se janë marrë masat e para për tu ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë patur dëme në banesa, pavarësisht se pasojat ekonomike janë mjaft të larta.

Por jo gjithçka është ashtu siç duket, dhe ashtu si qeveria Rama po përpiqet ta paraqesë. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga shtëpia e një qytetari në Porto Romano. Sipas ministrit, shtëpia e Zef Balës ishte më e prekura nga dëmet e tërmetit, dhe ai i kishte kërkuar me insistim që të largohej prej aty.

Por shtëpia e Zef Bales ka qe prej 2 vjetesh e rrenuar dhe shteti nuk ka vënë asnjë dorë. Faxweb.al, e ka publikuar si rast shtëpinë e Zefit, në fundin e vitit 2017, por për të qeveria Rama nuk u kujtua dhe as i gjetën nje strehë më të sigurtë.

Shteti për Zefin mendoi për ti bërë legalizimin një shtëpie që cdo ditë zgjohej me avancim të carjes së mureve, ndërsa gjysma e banesës ishte shembur duke e lënë gjysmën tjetër me themele të hapur.

Zefi tregonte për Faxweb.al, se kishte blerë hallin me lek, për të ndërtuar një shtëpi që shumë shpejt mund të shembej mbi të dhe familjarët e tij.

Ministri Lleshaj u kujtua në rast tërmeti për të “vjedhur” vëmëndjen e të gjithëve, duke i treguar qytetarëve se po punohet dhe se qeveria është me ta.

Por kjo propagandë, sa për sy e faqe, nuk ja zbehin Zefit vitet që ka kaluar në atë shtëpi të rrënuar dhe as frikën për jetën e fëmijëve të tij.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular