BallinaKryesoreFatkeqësia jonë nuk mund të jetë fotografia jote, Rama!

Fatkeqësia jonë nuk mund të jetë fotografia jote, Rama!

Nga Elona Caslli

Demokratët më mirë të më shajnë mua, se të tremben nga tërmeti- do të shkruaje ti, Rama.
Së pari, që të të shash ty Rama, nuk duhet medoemos të jesh demokrat. Mjafton të jesh njeri.
Së dyti, që të trembesh nga tërmeti nuk duhet medoemos të jesh demokrat. Mjafton të jesh njeri.
Dhe trembesh më shumë nga tërmeti, kur je njeri i ndershëm, sepse ka gjasa që i gjithë mundi dhe jeta jote të fshihen në një çast të vetëm.
E di domethënien e fjalës “ djersë” Rama?!
Të ngrihesh çdo mëngjes, në të nxehtë e në të ftohtë, për vite me radhë për të ndërtuar jetën tënde.
Dhe e gjithë jeta jote përmblidhet në dy fjalë- Shtëpia jote dhe puna jote.
Dhe vjen një ditë ku kupton se i gjithë mundi yt, mund të fshihet në një çast.
Sikur mund të fshihet me gomë, një gabim që bëhet me laps.
Dhe kur përballesh me ato lëkundje tërmeti, ndërmend të vjen vetëm e nesërmja.
Dhe e nesërmja është e zymtë për një qytetar shqiptar që mund të humbasë gjithçka nga një fatkeqësi natyrore, sepse është i ndërgjegjshëm që është krejt i braktisur nga shteti i tij.
Është i vetëdijshëm që mbi krye ka një Kryeministër, që do të dalë në fotografi me fatkeqësinë e tij.
Është i vetëdijshëm që mbi krye ka një Kryeministër, që nuk është në krye të një shteti, por në krye të një ngrehine.
Shteti yt është një ngrehinë Rama! Një ngrehinë, ku ti, ecën këmbëzbathur!
Dhe njerëzia trembet nga tërmeti, sepse përballet me një njeri këmbëzbathur, në kërkim të një fotografie!
Post Scriptum- Na i kurse pamjet me deputetë që u shërbejnë vaktin të lënduarve nga tërmeti. Ato pamje nuk bëjnë gjë tjetër veçse vërtetojnë ngrehinën e Rivdekjes Shqiptare.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular