Zëvendës ministri i Infrastrukturës, Artan Shkreli pati një debat të ashpër me aktivistin Gjergj Bojaxhi në lidhje me furnizimin me ujë të Tiranës. Sipas zotit Shrekli një nga problemet që ka Tirana është numri i lartë i popullsisë si dhe faji i njerëzve. Ai theksoi se familjet shqiptare konsumojnë shumë ujë, pasi lahen ditë për ditë.
Artan Shkreli: Një familje shqiptare konsumon ujë sot disa herë më shumë se para 20 vitesh. E njëjta familje me të njëjtët pjesëtarë.
Gjergj Bojaxhi: Dmth fajin e kanë familjet shqiptare, ta marrim vesh?
Artan Shkreli: Sigurisht, ka rritje të standardit…
Gjergj Bojaxhi: Dmth shteti i merr taksat, por nuk jep ujë…
Artan Shkreli: Gjergj Bojaxhi u lante njëherë në javë në 1990,
Gjergj Bojaxhi: Jo faleminderit nuk lahesha njëherë në javë…
Artan Shkreli: Ok, ti ke qenë qeliza e çmendur që laheshe ditë për ditë.
Gjergj Bojaxhi: Dmth meqenëse unë kam qenë i pastër, kam qenë i çmendur.
Artan Shkreli: Një herë në javë laheshin të gjitha familjet shqiptare, veç familjes tënde
Në debat e sipër, teksa aktivisti Gjergj Bojaxhi kërkonte llogari për mungesën e ujit, Artan Shkreli tha: Ti nuk mund të më kërkosh llogari mua se standardi shqiptar është ky që është sot.
Gjergj Bojaxhi: Pse nuk e ke ti përgjegjësinë?
Artan Shkreli: Jo, nuk e kam standardin e zviceranëve unë. E kam më poshtë unë.
Gjergj Bojaxhi: Na thuaj cili është standardi që ti paske, ta dimë… Në ligj e ke standardin si në Europë.