BallinaAktualitetNegociatat/Agron Duka i plas Ramës: Mëso kuptimin e fjalës "KUSHT", ja çfarë...

Negociatat/Agron Duka i plas Ramës: Mëso kuptimin e fjalës “KUSHT”, ja çfarë thotë fjalori

spot_img
spot_img

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka zbehur hovin e madh rilindas, të cilët për të 5-n herë e lexojnë votimin e Bundestagut Gjerman si hapje negociatash.

Duka ka postuar në facebook kuptimin e fjalës ‘KUSHT’ të cilin rilindasit si gjithmonë e kuptojnë gabim.

Postimi i plotë i Agron Dukës:

NGA FJALOR I GJUHËS SË SOTME SHQIPE

KUSHT m.

  1. Rrethanë a gjendje e domosdoshme, nga e cila varet qenia e diçkaje ose zhvillimi i saj; ajo që duhet të jetë a duhet të ndodhë patjetër përpara diçkaje, pa të cilën kjo nuk mund të lindë ose nuk mund të zhvillohet. Kusht i nevojshëm (i domosdoshëm). Janë pjekur kushtet.
  2. kryes. Rrethanat, në të cilat jeton njeriu ose ndodhet, kryhet a zhvillohet diçka; gjendje, zakonisht kalimtare, nga varet veprimtaria e një qenieje.

Kushtet shoqërore (ekonomike, politike). Kushtet konkrete. Kushtet natyrore (gjeografike). Kushte të përshtatshme (të mira, të këqija). Jetonte (punonte) në kushte të vështira. Përmirësohen kushtet e jetesës.

  1. Kërkesë që paraqit një njeri a njëra palë (shtet, ndërmarrje etj.) për të arritur një marrëveshje; pika e marrëveshjes ku shënohet detyrimi që ka njëri kundrejt tjetrit; detyrimi që merr përsipër secila palë. Kushti i parë (i dytë, i tretë). Kushtet e armëpushimit. Parashtroi (paraqiti) kushtet. Nuk i pranoi kushtet. Kapitulloi pa kushte u dorëzua, duke ia lënë fituesit të vendosë për gjithçka. Dënim me kusht. drejt. dënim që i jepet dikujt, kur shkalla e rrezikshmërisë së tij shoqërore është e ulët dhe nuk është nevoja që i dënuari të veçohet ose të riedukohet.
  2. Kërkesë e domosdoshme për të qenë diku, për t’u zgjedhur diku a për t’i besuar dikujt një detyrë me përgjegjësi; kryes. rrethana që lehtësojnë a plotësojnë kërkesën për diçka. Kushti kryesor. Nuk i ka kushtet. I ka të gjitha kushtet.

I plotëson kushtet. I mungojnë kushtet e duhura.

  1. Bast ndërmjet dy a më shumë vetave. E bënë me kusht. Vunë kusht.

U lidhën me kusht.

  1. fet., vjet. Premtim që i jepej një hyjnie kundrejt një të mire që i kërkohej, kushtim. Bëri një kusht.

* Me çdo kusht me çdo mënyrë, pa tjetër, medoemos. Me kusht që… lidh. në qoftë se… po qe se…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular