BallinaAktualitetNjë ditë para tryezës për Reformën Zgjedhore, Ambasadori i OSBE takohet me...

Një ditë para tryezës për Reformën Zgjedhore, Ambasadori i OSBE takohet me Bashën

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt do të zhvillojë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot në orën 15:00.

Kjo lëvizje e fundit e ambasadorit të huaj vjen një ditë para tryezës së thirrur nga OSBE, në kuadër të reformës zgjedhore. Partitë politike kanë marrë një ftesë  nga OSBE-ja për të marrë pjesë në tryezën gjithëpërfshirëse, e cila organizohet nga vetë OSBE.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj ende nuk kanë marrë një vendim nëse do të marrin pjesë apo jo në takimin e thirrur nga OSBE, por kjo pritet të konfirmohet në vijim. Kryeministri Edi Rama ftoi pak ditë më parë opozitën që të bëhet pjesë  e tryezës për reformën zgjedhore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular