Partia Levizja e Legalitetit ka reaguar sa i perket rezolutes se CDU/SCU për Shqiperinë. Permes kreut te saj Shtetim Axhami PLL deklaron se eshte pro hapjes se negociatave por se vendimi i sotem eshte nje shuplake per qeverine Rama.
Deklarata e kreut te PLL
Partia Lëvizja e Legalitetit u njoh me rezolutën e partive qeverisëse të Bundestagut mbi perspektivën evropiane të vendit tonë.
PLL shprehet se është pro hapjes, sa shpejt të jetë e mundur, të negociatave me Shqiperine për antaresimin e saj për në BE.
Vendimi i partive parlamentare të Gjermanisë, duke caktuar 9 kushte për hapjen e negociatave është një shuplakë për qeverinë Rama, per paaftesine dhe mosdashjen e saj në menaxhimit si duhet te situatës ne tërësi dhe për zgjidhjen e krizes politike në vend në veçanti.
Hapja e negociatave do të ishte një ogur i mirë për Shqiperine, por 9 kushtet e Bundestagut e veshtiresojne situaten, kjo po te kemi parasysh aventurat politike të qeverise Rama me zgjedhje moniste, pa Gjykatë Kushtetuese, pa gjykatë të Lartë, pa Kryeprokurorin e Përgjithshëm siç e do Ligji e Kushtetuta, mbylljen e dosjeve të vjedhjeve të votës në zgjedhje, nr.339, 184.
Legalistët do të jenë në mbeshtetje të forte te opozitës së bashkuar, për të bërë gjithçka, që maxhoranca e humnerës të largohet sa më parë, do jemi kontributor – aktiv ne çdo tryeze per të mundesuar plotesimin e çdo kushti te paracaktuar për hapjen e negociatave, gjithashtu qellim ne vetvete do të jete mundesimi i zhvillimit të zgjedhjeve te lira dhe dhënia fund e tranzicionit të tejzgjatur.