BallinaKryesoreVendimi i Bundestagut/Ervin Salianji: 9 kushtet, korniza perfekte për qeverinë tranzitore

Vendimi i Bundestagut/Ervin Salianji: 9 kushtet, korniza perfekte për qeverinë tranzitore

spot_img
spot_img

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji thotë se vendimi i Bundestagut gjerman, shumicës parlamentare për t’i shtuar Shqipërisë edhe 9 kushte të tjera është një lajm i keq për shqiptarët.

Sipas tij, cendim i Bundestagut na tregon që nuk kemi gjykata, nuk kemi prokurori, nuk dënohen ata që vjedhin vota, legjitimiteti i zgjedhjeve duhet konfirmuar; praktikisht nuk ka shtet!!

Salianji shkruan se 9 kushtet janë korniza perfekte dhe pikënisja për palët politike për të ngarkuar me këto objektiva një qeveri tranzitore me afat të përcaktuar.

POSTIMI I PLOTË
Një lajm i keq për shqiptarët, pavarësisht predispozitës pozitive të partnerëve dhe miqve gjermanë Vendimi i dakordësuar i Bundestagut i shton Shqipërisë edhe 9 kushte të tjera për shkak të dështimit, korrupsionit dhe paaftësisë së qeverisë!
Vendim i Bundestagut na tregon që nuk kemi gjykata, nuk kemi prokurori, nuk kemi institucione, nuk luftohet krimi dhe korrupsioni, nuk dënohen ata që vjedhin vota, legjitimiteti i zgjedhjeve duhet konfirmuar; sundimi i ligjit duhet të forcohet…. praktikisht nuk ka shtet!!
9 kushtet janë korniza perfekte dhe pikënisja për palët politike për të ngarkuar me këto objektiva një qeveri tranzitore me afat të përcaktuar e cila hap negociatat duke zgjidhur krizën politike, lufton krimin dhe korrupsionin, ndëshkon zyrtarët që blejnë vota, krijon kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jep mundësinë e krijimit të institucioneve të pavarura pa presionin e Ramës dhe qeverisë që buron nga një parlament jo legjitim!

Salianji Fb
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular