BallinaPolitikeVendimi i Gjermanisë/Arben Kashahu: Kushtet e Bundestagut, një katalog i dështimeve të...

Vendimi i Gjermanisë/Arben Kashahu: Kushtet e Bundestagut, një katalog i dështimeve të qeverisë

spot_img
spot_img

“Seriozitet, qartësi dhe sinqeritet në qëndrimin e partive politike simotra CDU/CSU në Gjermani përsa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë”. Kështu e nis reagimin e tij Sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD, Arben Kashahu.

Postimi i plotë i Arben Kashahut:

Seriozitet, qartesi dhe sinqeritet ne qendrimin e partive politike simotra CDU/CSU ne Gjermani persa I perket hapjes se negociatave me Shqiperine.

Kushtet e propozuara per hapjen e negociatave me Shqiperine tregojne shqetesimin serioz te Gjermanise lidhur me ekzistencen e krizes se thelle politike ne Shqiperi, mos ndeshkimit te krimeve zgjedhore, legjitimitetit te qeverisjes vendore te dale nga votimet e 30 Qershorit, gjendjes se administrates publike, rritjes se treguesve te krimit dhe trafikut te droges, mungeses se organeve te pushtetit gjyqesor ne Shqiperi etj.

Kushtet perbejne nje katalog te deshtimeve te qeverise dhe per rrjedhoje nje detyrim per kete te fundit te angazhohet per ndreqje te pasojave te ketyre deshtimeve. Pavaresisht nese keto kushte do te perbejne qendrimin e Keshillit Europian te dates 17 dhe 18 Tetor, ato duhet te percaktojne axhenden politike te Shqiperise ne ditet ne vazhdim.

Kerkohet nje reflektim I thelle nga qeveria dhe PS ne menyre qe ne vijim keto kushte te mos trajtohen me te njejten nivel hipokrizie dhe kuptueshmerie si ajo e deklarimeve te para pas berjes publike te tyre, te kryeministrit dhe eksponenteve te PS.

Forcimi i rolit mbikeqyres i BE dhe vendeve anetare si Gjermania eshte ne themel te mbeshtetjes se fuqishme qe Partia Demoratike i jep e do ti jape procesit te integrimit te Shqiperise ne BE.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular