BallinaAktualitet'I dhamë Ramës projektin për votimin elektronik, ai bënte plane me Tom...

‘I dhamë Ramës projektin për votimin elektronik, ai bënte plane me Tom Doshin, Avdylajt dhe Gjiknurin!’

Nga konferenca për mediat e Kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Pyetje: Z. Basha. Propozimi juaj i sotëm për të ngritur një strukturë të posaçme për Reformën Zgjedhore e çon diskutimin në pikën zero, ndërkohë që ka një afat të vendosur të paktën nga SHBA…Edhe Gjermania vendos reformën zgjedhore si një prej kushteve. Flisni për reformë gjithpërfshirëse, por nuk doni që të përfshihet opozita në Kuvend.  Ç’ju bën optimist të besoni se edhe nëse mazhoranca do ta pranonte këtë strukturë të posaçme, votat e opozitës në Kuvend do të ishin pro?

Lulzim Basha: Së pari dua të them se përkushtimi ynë është t’i japim fund krizës politike. Dhe në këtë kuadër edhe Reforma Zgjedhore ka rëndësinë e saj. Pikërisht për të sinjalizuar gatishmërinë tonë, për të dhënë kontributin tonë në realizimin e kësaj reforme, kemi marrë pjesë sot në këtë tryezë dhe kemi bërë të ditur qëndrimin tonë.

I rëndësishëm është produkti, cilësia e produktit. Natyrisht , nxitimi për të prodhuar një produkt sa më shpejt, lidhet edhe me shqetësimin real për legjitimin e institucioneve dhe përgatitjen sa më shpejt të zgjedhjeve, qofshin këto zgjedhje lokale, që Bundestagu i bën të qartë se duhen bërë sipas ligjit të ri zgjedhor, qofshin zgjedhjet e  parakohshme parlamentare si një domosdoshmëri për të kapërcyer krizën politike.

Por mbi të gjitha vullnet politike. Rregullat siç janë të shkruara sot, nëse ndiqen pikë për pikë, garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.  Në që qoftë se ligji dhe korniza zgjedhore zbatohet, atëherë këtu nuk ka vend për lojëra fjalësh. OSBE/ODIHR është i qartë.

Opozita e ka treguar vendosmërinë e saj, prej majit 2016 që i ka paraqitur propozimet e saj. Pengesa e vetme për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme,  pengesa e vetme për një reformë zgjedhore që do të përfshirë transparencën e financimit të partive politike dhe fushatave, garantimin e lirisë së votimit, votimin elektronik,pengesa e vetme  është provuar të jetë Edi Rama dhe kjo qeveri. Janë ata që e mbajnë peng reformën zgjedhore, janë ata që e mbajnë peng Shqipërinë drejt Europës.

Opozita shqiptare ka bërë më shumë se çka bërë ndonjë parti në historinë 30-vjeçare të pluralizmit.

Në dhjetor të vitit të kaluar ne i dhamë Edi Ramës autoritetin që të bënte gati projektin pilot për votimin elektronik. Kush e kishte fajin, Lulzim Basha?! Opozita?! Jo, fajin e kishte ai që planifikonte bashkë me Tom Doshin, Avdylaj, me bandat më të rrezikshme kriminale të vendit, me Taulant Ballën, me Damian Gjiknurin, që prapë të kandidonte persona me rekorde kriminale të shkatërronte procesin zgjedhor.Këtë e  kupton çdo kush. Përgjegjësia jonë tani është t’i japim fund kësaj krize me koston më ët vogël dhe që kjo krizë të mos përsëritet më kurrë, kurrë që një parti politike dhe një individ i vetëm të kapë të gjitha institucionet.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular