BallinaAktualitet"Ne na tha pijeni ujin e çezmës", Ina Zhupa: Ja milionat e...

“Ne na tha pijeni ujin e çezmës”, Ina Zhupa: Ja milionat e Veliajt që ka ble ujë për administratën

Nga Ina Zhupa

Miliona lekë nga paratë e qyetarëve për tendera për të blerë ujë të pijshëm për punonjësit e Bashkisë Tiranë, ndërkohë që Veliaj propagandon se Tirana ka furnizim të vazhdueshëm edhe uji është me cilesi për tu pirë.

Referuar dokumentave të tenderave të zhvilluar 2 vitet e fundit , Bashkia Tiranë ka harxhuar rreth 28 milion leke per “Blerjen e uji te pijshëm për administraten e Bashkise”. Sigurisht edhe ky tender ju dha ofertuesit me te larte, jo vetëm kaq por edhe në konflikt të pastër interesi pasi kompaninë e zotëron shtetasi Elvin Tivari me 33% aksione që është njekohësisht dhe Drejtor i Departamentit të Shitjeve në UKT institucion në varësinë e Bashkisë Tiranë.

Veliaj do të deklaronte se uji është i klorinuar dhe me gjithë parametrat kimik për tu pirë (VIDEO Link):
https://www.youtube.com/watch?v=DEhNDMX7lOM

Nëse uji i cezmave te Tiranes është i pijshëm me gjithë parametrat sic deklaron Veliaj atëherë pse bashkia dhe ai vetë paguajnë miliona lek për të blere ujë të pijshëm për zyra me paratë tona?!
Veliaj ose po gënjen dhe uji nuk është i pijshëm dhe ndaj realizon tendera për ujë të pijshëm për bashkinë e Tiranës, ose po shperndoron parate e qytetareve te Tiranes per te blere uje kur uji është i pijshëm edhe nga cezma?!

Qytetarët e Tiranes nuk kanë ujë te pijshem, paguajne 40% më shtrenjtë ujin e pa pijshem qe vjen kur i teket UKT dhe detyrohen të degjojne propagande boshe nga kryemashtruesi i Tiranes qe e blen ujin me parate e tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular