Një 49-vjeçar është vetëplagosur me armë gjahu në Tiranë dhe për pasojë ka humbur jetën. Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Skënder Jareci”. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:50, në rrugën “Skënder Jareci”, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëplagosur në banesë me armë gjahu shtetasi A. B., 49 vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e plagëve të marra,shtetasi A. B ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.