BallinaAktualitet“Tani urgjent të zgjidhet kriza”, Meta reagon pas vendimit të Bundestagut: I...

“Tani urgjent të zgjidhet kriza”, Meta reagon pas vendimit të Bundestagut: I dha Shqipërisë një mundësi reale!

Pas votimit të Bundestagut pro Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE, ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Kreu i shtetit thekson se Gjermania i dha një mundësi reale Shqipërisë për rrugën Evropiane.

Teksa nxjerr një foto me kryetarin e Parlamentit gjerman, Meta i bën apel  klasë politike që të reflektojë për zgjidhjen e krizës, për të plotësuar 9 kushtet e diktuara nga Gjermania. Sipas Metës, po të ishin dëgjuar këshillat e tyre në kohë e duhur, sot Shqipëria do kishte marrë një vendim pa kushte ashtu si Maqedonia e Veriut.

“Falenderim i veçantë Bundestagut, veçanërisht grupit CDU-CSU për angazhimin e tyre serioz në mbështetje të integrimit të Shqipërisë!🇦🇱🇩🇪🇪🇺Tani urgjent të punohet për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta! Po të ishin dëgjuar këshillat e tyre në kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte ashtu si Maqedonia e Veriut. Reflektim serioz për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare! Urime Maqedonisë së Veriut!”-shkruan Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular