BallinaOP EDMallkimi që na ka zënë...

Mallkimi që na ka zënë…

Nga Adriatik Dosti

O Zot pse na paske mallkuar kaq rende si Komb e si Popull… Eshte dhjetevjecari i dyte i shekullit te 21 dhe Shqiperi e gjore ndodhet ne duart e nje sorrogatoje italian me emrin Kar- lo Bolino…dhe Shqiperi e mjere eshte akoma ne duart e nder gojet e mendjet e Monikes e te Eni Vasilit…

E tmerreshme deri ku jemi katandisur ..Shqiperi e Naimit dhe e Ismail Qemalit …eshte shnderruar ne Shqiperi te Tualet Balles e te Ulsi Manjes…

Si te mos mjaftonte qe deri dje Shqiperi e Musine Kokalarit e Sabihe Kasimatit u perdhos nga Gjela Biba e Lenka Cuko….sot me keq e me rende akoma eshte marre peng nga Elisa Spiropali e Olta Xhacka…

Shqiperi e Fishtes dhe e Konices ….sot perfaqesohet me Rudinen e Fatmires e Gent Caken…

Shqiperi e Isa Boletinit dhe Mujo Ulqinakut …perfaqesohet nga Erionet…Brace e Veliaj…

Shqiperi e Mbretit Zog dhe e burrave te mencur , trima e patriote…nacionaliste e atdhetare te flakte… Shqiperi e Nene Terezes …eshte nder duart e bastardeve komunisto-bolshevike Rama,Ruci, Baba Taku, Fino…Gjiknuri, Gjushi…Qazua…Shukriu…etj etj…

Shqiperia renqethese e Migjenit , Mjedes e Kutelit …po rikthehet serisht tek ”Luli i Vocer” sepse eshte e tejmbushur me Arta , Donika, Shkreli, Mazniku, Etilda, Gjylameti…Vasilika, Balluku, Sonila …etj etj qe vetem nxijne e ndjellin mallkim…

Shqiperia e perlave te Lasgushit…ja ka lene vendin Vajtimeve pa fund ku edhe lotet jane thare nga te qaret e shumte…

Shqiperia e Enver Hoxhes… permes Mut Nanove, Isuf Kalove, Mero Bazeve , Fevzive, Fred Pezave, Lorenceve , etj eshte me prane se kurre e prezente cdo dite – nate ne shtepite, ekranet, gazetat e tryezat e shqiptareve ….

Shqiperise e shqiptareve qe Noli ju thoshte pse jeni aq prane Drites te pa pare , prane Dijes te pa nxene e prane Detit te pa lare …ju del tani e ju jep leksione Drite, Dije e Diturie e keshilla te perdoriomit te Ujit……Rudina, Genti , Besa..Elisa, Olta, Shkreli, Batoni, Fuga, Fevziu…e nje turli bajate shqipfolesish te peshtire e te neveritshem…

Shqiperia e enderrave europiane eshte katandisur ne gjume pa zgjim prej Valdrineve , Pjerineve, Tomeve, Kajmakeve e Babaneve me shoke e shoqe…

Shqiperia e frikeshme e Mehmet Shehut dhe e Kadri Hazbiut po erresohet ne memorjen tone fale kafsherise e sadizmit mbi shqiptaret te Gjeneralit pa spaleta e kamikazit antishqiptar te Rames…Leshit te Llleshajve…

Iliir dhe Monika ne krye te shtetit e te opozites…Rama e Gramozi…ne krye te Qeverise e te Kuvendit….Gjiknuri …Rudina e Ulsiu ne krye te reformave zgjedhore, ne drejtesi e integrimit europian…Besa e Genti qe duan perkthyes nga shqipja ne shqip…ne krye te arsimit e politikes sone te jashteme…. Tualeti e Spirokali ..ne krye te Rilindjes… e Partise ne pushtet….Toma e Pjerini ne krye te Shkodres e te Lezhes…e fik-shitesi prej Ures Vajgurore ne krye te Tiranes …

Kaq mjafton per nje Infarkt ne zemer…per nje lajthitje trunore …e per te shkuar vete e me deshire drejt Spitalit nr. 5 ose drejt Psikiatrise sic e quan rendom populli…

Kemi pranuar si komb e si popull Vet-poshterimin dhe te Vetevritemi…ndaj mallkim me te madh zorr se gjen dot ne historine tone kombetare,,,

Ndaj jo 5.9 por vetem po te jete 9.5 balle ai kodosh Termeti mund ti beje derman Shqiperise sime e tuajes bashke o miqte e mij…

Sepse jemi katandisur deri aty ku as qe kemi guxuar ta mendojme dot kurre …na ka zene nje lloj Mallkimi i rende e i tmerrshem qe nuk ka me Zot qe na merr me persiper…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular