BallinaAktualitetRamës i del propaganda duarsh, qytetarët e masakrojnë për "Migjenin"

Ramës i del propaganda duarsh, qytetarët e masakrojnë për “Migjenin”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar imazhet e një tjetër avioni që do të fluturojë në logon e Air Albania.

Bëhet fjalë për avionin me emrin “Migjeni”, i cili sipas fotove duket ende në hangar por Rama thotë se është gati për në Tiranë dhe se pas dy ditësh nis fluturimet drejt Italisë.

“Mirëmëngjesi dhe me Migjenin gati për Tiranë, që pasnesër të nisë fluturimet drejt Italisë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Por, qytetarët duket se janë të lodhur nga propaganda boshe e kryeministrit, dhe kanë shpërthyer në komente.

Ata të cilët duhet të përballen çdo ditë me një realitet ndryshe nga propaganda, kanë “vënë me shpatulla pas muri”, kreun e qeverisë.

“Shiko kur t’iu presin bileta pa numërim shqiptareve e t’ju thonë mbrapa s’ka ven iku avioni, edhe ishalla nuk rrezohet me fluturimin e pare”-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan:

“Populli ka nevojë për ndihmë nga tërmeti. S’ka nevojë për avion te ri. Beni qejf ju politikanet bëni, se hallet i heq populli vete se mos vini dorën ne zemër me ndihmu popullin. Çfarë do u bëni lekeve me vete do i merrni”.

“Kontrolloni benzinën se mos ta fusin me ujë te përzierje. Çfarë bëni se late nam. 30 vjet demokraci nuk kini ujë për te lare b… . Na mburreni me një avion. Shqiptaret po ikin me vrap nga ai vend dita ditës. Turp te kini si qeveri . Po ju ikën gjithë rinia nga ai vend. Po marrin rrugët e botes. Një sistem komplet me hajdute dhe vrasës kini ndërtuar ne 30 vjet demokraci po ta quajmë kështu. Njerëzit nuk kane pune .Nuk kane buke për t’ju dhënë fëmijëve, ky del na thotë kemi aviacion shqiptar. Çfarë paradoksi.” –shkruan një tjetër.

Gjithashtu një qytetar shkruan:

“Mirmengjes zoti kryeministër,….si pozitë dhe opozitë na keni bere gazi botes, boll më me talljet e juaja,…A jeni ju ne përgjithësi fajtor te këtij maskarallëku ne atdheun tone,….Bëhuni pak më serioz, për të mirën e kombit”.

  

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular