BallinaAktualitetVideo/Kur bie tërmet i puthin dhe dalin foto, ndërsa çdo ditë i...

Video/Kur bie tërmet i puthin dhe dalin foto, ndërsa çdo ditë i dhunojnë plakat që shesin perime

Nga Aulon Kalaja

Kur bie termet i puthin dhe dalin foto, ndersa cdo dite i dhunojne plakat qe shesin perime. Keto jane dy standartet e “rilindisteve”, te cilet prej kohesh kane nisur nje fushate propagande, a thua se keta e dashurojne moshen e trete. Kudo neper statuset e cdo politikani “rilindist” gjeje foto me pleq, te cileve here i perqafonin, here i puthnin, here i ngrinin nga shtrati i semundjes dhe nje here tjeter i vendosnin doren ne sup dhe gishtin…
Por se sa i duan keta pleqte, mjaftojne te shikojme videot kur kalecat e tyre ne menyre permanente dhunojne plakat qe shesin perime. I konfiskojne kastravecat, specat dhe prasin dhe ushtrojne mbi ta presion psikologjik, madje kane shkuar deri ne terheqje dhe goditje mbi ta, sic ishte rasti i fundit me plaken nga Fushe-Kruja qe shiste perime ne rrugen “Mine Peza”, ne Tirane. Kjo pra eshte propaganda e shfrenuar me kamera dhe fotografe, me grimiere e montazhiere, nderkohe qe realiteti eshte nje tjeter!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular