Gazetarja sportive Dileta Leotta përfundon shpesh në qendër të thashethemeve për bukurinë e saj ”çarmatosëse”. Këto ditë, për shembull, është bërë protagoniste e disa situatave që kanë ndezur në veçanti shpirtrat e fansave të saj. Në profilin e saj në Instagram, është publikuar një video ku shfaqet duke u përpjekur të masazhohet me krem trupi. Ndërkohë, pasditen e së dielës, look-u me të cilin u shfaq në stadiumin San Paolo ka bërë tifozerinë të shpërthejë.
Gjatë ndeshjes Napoli-Brescia, gazetarja është bërë protagoniste e një sfilatë tejet joshëse duke ngjallur koret e tifozëve.
Nuk është sigurisht hera e parë që gazetares sportive joshëse i është dashur të përballet me reagimet e zjarrta të fansave për bukurinë e saj të jashtëzakonshme. Të dielën, situata ka prekur fundin. Dileta Leotta ka bërë një sfilatë të vërtetë përpara shkallëve të San Paolos. Vajza kishte veshur një bluzë të bardhë tejet të ngushtë, një fund në ngjyrë “fuxia” të ndezur si dhe një palë taka marramendëse.
Pamja e saj, tejet provokuese dhe joshëse, ka ndjellë tifozët. Shumë prej tyre në fakt, kanë thirrur në kor: “Na trego gjoksin”. Gazetarja, duke parë atë që po ndodhte, ka bërë një reagim disi të papritur.
E qartë që është argëtuar, Diletta Leotta i është drejtuar tifozëve të San Paolo duke buzëqeshur. Më pas, pa e ndërprerë sfilatën e saj joshëse ka bërë “jo” me dorë dhe pastaj gjestin e gishtit të madh të kthyer poshtë. Sidoqoftë, ajo që ka bërë më shumë përshtypje në reagimin e saj është fakti që, në vend që të shfaqej e sikletosur dhe e mërzitur, Leotta është dukur mjaft e kënaqur.