BallinaOP EDDHIMBJA E MITIZUAR

DHIMBJA E MITIZUAR

Nga Selman Meziu

Meditim

Dëshiroi të zgavëroi në botën e gjallë. Atje ku qeliza shumohet me ndarje. Duke u holluar e holluar në mes. Bërthama e protoplazma, ndjejn dhimbjen kokluese të ndarjes.  Edhe pse e natyrshme. Po edhe pishat gjigande ndjejn  dhimbje të forta kur iu hapim plagët, për të fituar rrëshirë. Vërtet quhet ari i pyllit. Por, ai buron me sforcime të tejskajshme. Ajo qan nga stërmundimet e lotët e saja ngrinë, sapo të bien në kontakt me oksigjenin. Ngurtësohen. Punetori gëzohet, qesh me lot. Ndërsa pas disa vitesh pisha, ose pishat, grryej e grryej dhe më pas rrëzohen. Çuditërisht ato përsëri prodhojn, dërrasa, binar, traversa, lëvore,  hala për esenca.  Ndërsa ashklat, halat e ramuna prej dhimbjes së përplasjes sëbashku me degëzat, dekompozohen duke iu dhanun jetë farava të pishave të dikurshme. Bimëza të reja, vegjetojn. Pylli, ekosistemi i gjallë ripërtrinë vetëveten. Nuk humb llojin, sojin, vazdimësinë.

Edhe njeriu në jetë pothuajse të njëjtën spirale ndjek.  Ushqehet me qumështin e të amës. Rritet me punën e babait duke hedhur farën e grurit, apo duke gërmuar në minjerë, qymyri, bakrri, mermeri. Thellë në tokën ku druri është fosilizuar milione vjet apo…. Rritet, duke lozur, mësuar, qarë për gjyshin e gjyshen që vdiçën. E përsëri dhimbje buzëqeshje, lumturi, martese. Vazhdimësi. Udhëtim me pëpjekje, harxhim energjish. Fitore. Deshtime. Udhëkryqe me vetëveten.

E persëri bimëzat lëshojn rrënjzat e vogla. Përzgjidhen kripërat minerale e bashkë me ujin ngjiten në trupëzën e hollë dhe elegante. E në gjethe me ane të diellit, transformohen në landë organike duke ushqyer qelizat. E ato rritin trupëzën, degëzat e gjethet blerojn e rriten natyrshëm. Në vjesht tek bishti me plotë dhimbje zverdhet e shkëputet. Bie nën kurorën e drurëzave dhe veteshkatrrohet duke u kthyer në hekur, karbon, , në potas, fosfor etj. E persëri gypat e osmozes e nisin per në majat e drurëve mesatar , të lart apo gjigand. Përsëri pjesëza kombinatesh të gjelbërta në pranverë. Një zjarr i fuqishëm, pezmaton jetë të shumta. Shkrumbëzon miliona qeliza të gjalla. Mbyt në torturim flijues insekte, shpend, kafshë… Kuja oshtin si një gjama e tmerrshme kur humbi  kontinenti I atlantidës. Pas zjarrit bujisën jeta e të vegjëlve. Natyra shfrytëzoi rezervat e ruajtuna në gjirin e saj. Por kujdes jo persëritje shkrumbëzimi!

Lindin fëmjët me dhimbjet therëse të nanës, ose nanave, me buzëqeshjen e parë të amël që i lumturon madhnueshëm. E fillon dueli. I dhemb kërthiza, fyti i djeg, e ndjen të njëjtin shqetësim e mërzitje torturuese çifti. Ma në skutat ma të thella të shpirtit e të zemrës. Burri prodhon, me punë, me studime, me projekte, me ide, me sforcime apo punë fizike nga ma të larmishme. Më pas edhe nana në të njëjtën llogore pune e lufte. Për t’u dhanë mundësi krijesave të tyre të hedhin shtat.  Të rriten. Të shkollohen. Të kulturohen. E së fundi te ecin vetë. Teveteushqehen. Të vetë shumohen.

Po, sigurisht gjatë udhëtimit në brazdën e jetës njeriut, mund t’i ndodh që të plagoset, gjakoset, thyemje gjymtyrësh, të rrëzohet nga pema, makina, vinçi, mali gjatë alpinizmit, kështu që  dhimbja e shoqëron për një fare kohe. Por, jeta vazhdon në hullinë e vetë. Pa u ndalur. Dikush rrezohet, e përsëri ngrihet duke sforcuar gjymtyrët me fryerjen e muskujve. Ndjen pak dhimbje. Kështu e ndjen këtë edhe kur një dru në rruge i lidhim trupin me tela çeliku ose hekuri. Por edhe kur i ngulim  gozhdë ose shtiza hekuri etj. Ai vetëmbrohet duke e mbeshtjellun me qeliza të vdekura, për të ndaluar infeksionin. Duke e shtërguar fort e izoluar të keqen. Kurse indet meristematike e të kambiumit veç shumohen. Permasat i rriten duke u thellësuar në tokë e lartësuar drejt qiellit. Gjithmonë krahëhapur. Edhe pse me kalimin e moshës gjallesa si myshqet e likenet i vishen trupit shtatëlart ai jeton normalisht pa i perfillur ato. Apo ndonjë krimb,  haps galerish fillon t’i hajë për brenda trupin e tijë. Ndodh njëkohesisht që  doktori i pyllit e gjurmon e gjurmon dhe e ndëshkon me ngrënje. Dhimbje dhe kenaqesia në unitet veprimi.

E njeriu ambasador në këtë jetë ndjen dhimbje në një organ, gjymtyr. Shërohet duke qenë doktor i vetëvetes. Duke u kshilluar me të tjerët  sigurisht edhe me natyrën. Padyshim edhe me mjekun. Vuan për një kohë, ndjen dhimbje herë herë të forta. Shërohet e fillon të udhëtimin  në hullinë jetës. Ku përmasat e gjatësia e saj janë të përcaktuar. Ndoshta rastësisht. Ndoshta objektivisht. E pastaj fillon të prodhoj pjesë mekanike për avion, të mbjelle pemë, të projektoi kompiuter, detale për anije kozmike apo të krijoi nje luleishte apo kopsht botanik. Sigurisht jo vetëm. Si barërat e livadheve alpine. Si pylli me shkurre e drure. Si një ansambël vallesh. Edhe këtu kemi kundërshti. Ndodhin përplasje. Ndodhin zanje. Gjithëçka e koklavitur e mbeshtjellun me antagonizma. E këto të zemrojn. Të ngrenë tensionin e gjakut. Të nevrikosin. Të torturojn shpirtin. Të lënë pa ngrënë. Të torturojn shpirtërisht. Të shkaktojn plagosje me dhimbje. Por pa damtime fizike. Por shpirtërore sigurisht.  Vuajtjet janë të brendshme, nganjeherë shumë të rrezikshme. E megjithatë dëshirojm të jetojm. Duke lehtësuar dhimbjen. Duke paksuar kohëzgjatjen.

Vemja e pishave dhe e dushqeve, ushqehet me gjethet, kombinatet e gjelbërta. Ato ndjejn dhimbje. Por ajo trasmetohet në gjithë organin vegjetativ. Në gjithë qënjet e gjalla. Apo kur  hiri i gjetheve ndalon marrjen e dritës se diellit. Kombinati i gjelbërt nuk funksionon. E njëjta gjë ndodh kur një kërpudh prek ose infekton rrënjët. Ato vuajn, torturohen nga një armik që shkatërron qelizat. E kjo dhimbje e tyre ndihet përgjatë trupit deri në gjethe, filiza e degëza. Jeta vështirësohet. Pamundësia per t’u ushqyer normalisht i djeg, i pervëlon, i stërmundon miliona qeliza të drurit ase shkurreve. Nuk përjashtohet edhe një druri ose grupi të tillë. Qoftë edhe shkurre shkurëza.

Edhe te njeriu sëmuret zemra, apo truri, mëlçia ose veshkat. E vuan marrëzisht me dhimbje therëse i gjithe trupi. Ose ndonjë sëmundje tjetër që nga gripi e te tjera qe jane te shumta. Trupi cfilitet. Jeta pëson përthyerjet e veta.  E moralin t’a ngrenë doktori, shoku, shoqja, kolegu i punës. Pse jo fëmija me përkujdesje. Apo gatimet e veçanta nga gruaja sipas oreksit të të sëmurit. Ndersa tek njeriu është lufta psikologjike.  Besimi ne fitore. Shpresimi në shërim. Morali i lartë. Në mposhtjen e saj. E kjo varet nga forca e karakterit.  Edhe bimeza dyfishon forcat per të shtuar gjethet ose rrënjët. Ose aktivizon energjitë për të rimbushur plagosjen e trupit me sopat ose të degëve me gërshërë. Përpjekjet janë të përbashkëta për vetëmbrojtje e egzistencë. Këtu qëndron edhe lufta e domosdoshme dhe e natyrshme për mbijetesë pavarsisht nga mosha, lloji i semundjes dhe shkalla e dhimbjes.

Firence 01. 10. 2019

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular