BallinaSportMessi mban peng Barcelonën, Inter kërkon konfirmimin në Champions

Messi mban peng Barcelonën, Inter kërkon konfirmimin në Champions

Liga e Kampioneve plotëson sot në mbrëmje xhiron e dytë të ndeshjeve në fazën e grupeve, ndërsa e gjithë vëmendja drejtohet në “Camp Nou”, që pret supersfidën mes Barcelonës dhe Interit. Lionel Messi mban peng planet e skuadrës katalunjase, e cila kërkon fitoren e parë në Grupin F, pas barazimit pa gola në transfertën e Dortmundit.

Dembele Messi Entrentro Ante Inter 1569952356212

“Pleshti” është stërvitur me ekipin, por Ernesto Valverde ka bërë të ditur se do të vendosë vetëm përpara ndeshjes për aktivizimin e tij. Mungesa të rëndësishme për kampionët e La Liga janë Jordi Alba, Ansu Fati dhe Umtiti. Me të njëjtin mision ka udhëtuar drejt Barcelonës edhe Inter.

Internazionale Cinemaapp

Barazimi 1-1 në shtëpi kundër Slavia Prague u jetua si një zhgënjim nga zikaltërit. Kështu, pas dominimit në këtë sezon të Serie A, Antonio Conte dhe të besuarit e tij kërkojnë konfirmimin edhe në Europës. Për t’ia dalë, ku objektiv do t’I besohet dyshes së sulmit Lukaku-Sanchez.

Borussia Dortmund 122 1280x720

Sfida tjetër e Grupit F do të diskutohet në Pragë, ku Slavia pret Borussia Dortmund. Pas premierës së dështuar në këtë edicion me humbjen në fushën e Napolit, Liverpool kërkon kthehet te mbrojtja e trofeut në ndeshjen e dytë kundër Salzburg.

0 Liverpool Fc Training Session

Parashikimet shohin të besuarit e Klopp si favoritë kryesorë, por anglezëve iu duhet një paraqitje ndryshe nga ajo e transfertës napolitane. Në sfidën tjetër të Gurpit, Napoli pretendon vazhdimësinë në fushën e Genk. Edhe italianët shihen si favoritë në këtë përballje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular