BallinaAktualitetShkatërrohet banda e kokainës, 5 shqiptarë dhe 5 grekë në pranga, mes...

Shkatërrohet banda e kokainës, 5 shqiptarë dhe 5 grekë në pranga, mes tyre 3 femra. “Koka” e grupit ishte…

Policia greke ka goditur një tjetër grup shpërndarësish heroine dhe kokaine në Janinë. Autoritetet vendase kanë bërë me dije se është kapur kreu i këtij grupi kriminal, i cili e siguronte drogën nga Shqipëria.

Ne pranga kanë rënë 3 shqiptarë, 5 grekë, dhe dy shqiptarë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas mediave greke, raportohet se shqiptarët janë një 22 vjeçar, një grua 40 vjeçare, si dhe 31 vjeçari, i cili thuhet se ishte koka e këtij grupi.

Sakaq, në grupin e grekëve janë kapur dhe dy femra greke, të moshës 29-39 vjeçe, e po ashtu në kërkim janë shpallur dhe dy shqiptarë të tjerë, rreth 30-vjeç.

Në 5 muajt e fundit kanë qarkulluar në Janinë 1 kg e 150 gram heroinë si dhe 30 gram kokainë.

Gjate operacionit të sotëm janë sekuestruar 326 gram heroinë, 36 gram kokainë,
3400 euro dhe 11 celularë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular