BallinaKronikeFOTO+EMRAT/Mes të arrestuarve për kokainën në Brazil një shqiptar?

FOTO+EMRAT/Mes të arrestuarve për kokainën në Brazil një shqiptar?

Këta janë katër të arrestuarit në operacionin anti-drogë të policisë braziliane më 2 shtator të këtij viti, e cila u gjeti dhe iu sekuestroi 617 kilogramë kokainë.

Mediat kanë bërë me dije vetëm inicialet e tyre dhe bëhet fjalë për shtetasit P. O. O. C. 24 vjeç; M. A. P. 49 vjeç; N. P. 52 vjeç dhe J. C. G. A. 40 vjeç.

Paraprakisht nuk bëhet e ditur as kombësia e katër të arrestuarve, por dyshimet janë se 52 vjeçari N. P. mund të jetë shqiptar. Më 1 shtator, policia braziliane sekuestroi një ngarkesë prej 617 kg kokainë e cila besohej se do të trafikohej drejt Shqipërisë.

Policia publikoi fotot e pakove me drogë ku në mënyrë të pashpjegueshme në to është vendosur logoja e klubit të futbollit Elbasani. Nuk dihet ende nëse logoja e klubit shqiptar të futbollit është bërë në mënyrë abusive nga trafikantët për të humbur gjurmët apo ka ndonjë domethënie për destinacionin e drogës.

Mediat braziliane kanë raportuar se lënda narkotike u kap nga policia federale dhe ajo kufitare ndërsa vlera e saj në treg arrin në 9 milionë dollarë. Sipas policisë destinacioni i lëndës narkotike ka qenë tregu europian, ndërsa transportimi i saj po bëhej e fshehur në dyshemenë e dyfishtë të një kamioni.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë në një zonë rurale ku u ndalua kamioni janë vënë në pranga katër persona. Ata po drejtonin përveç makinës me kokainë edhe një kamion bagëtish, dhe dy automjete Fiat Uno që shërbenin për të shpërqendruar vëmendjen nga mjeti ku ishte fshehur droga.

Koloneli José Nildo ka thënë se “kjo është sasia më e madhe e drogës së kapur këtë vit në Brazil”. Sipas tij, lënda narkotike ishte e një pastërtie të lartë duke e bërë vlerën e saj në treg të konsiderueshme.

Pas arrestimit shoferi i kamionit tha se ai do të merrte 10 mijë dollarë për transportin e drogës.

Në prill të këtij viti policia rumune sekuestroi 131 pako kokainë në të cilat ishin stampuar inicialet e futbollistit portugez CR7.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular