BallinaAktualitetHoroskopi 4 tetor 2019, ja parashikimi i yjeve për ju

Horoskopi 4 tetor 2019, ja parashikimi i yjeve për ju

DASHI

Komunikimi i mirë do të shtojë dashurinë në lidhjen tuaj. Ju me partnerin/partneren do të ndani bashkë ndjenja e kujtime. Ato që mund ti tregoni njëri-tjetrit mund të duken surprizuese, por do të forcojnë marrëdhënien. Në lidhje dashurie, duhet të jeni gjithmonë të hapur, të sinqertë dhe me dëshirë për të komunikuar e dëgjuar.

DEMI

Sot mund t’ju vijnë në shtëpi disa vizitorë interesantë. Të paktën njëri do të jetë prej një shteti tjetër dhe do të keni mjaft tema për të folur. Nga e gjithë biseda, do mësoni fakte të reja që do ju ndihmojnë për të ardhmen.

BINJAKËT

Sot do të takoni disa persona të vecantë. Ata mund të kenë ardhur për punë, edukim ose udhëtim qejfi. Një mik do ju prezantojë me këto njerëz dhe së bashku do të shkoni në shumë vende e do të njiheni mirë me njëri-tjetrin.

GAFORRJA

A jeni në kërkim të mënyrave të reja për të fituar para? Sot mund të gjeni disa të dhëna ose statistika që do ju cojnë në drejtimin e duhur. Kërkimet online do të jenë përfituese, ndonëse në fillim mund të keni vështirësi. Mos hiqni dorë sepse gjithcka do mësoni, do jetë përfituese.

LUANI

Pasioni është në mendjen tuaj sot. Ju do të doni të kaloni ditën me partnerin/partneren. Mos u surprizoni nëse filloni biseda intime duke zbuluar sekrete që mendonit se nuk do ia thonit askujt. Ju mund të mësoni gjëra surprizuese, por ndjenjat tuaja nuk do të ndryshojnë.

VIRGJERESHA

Doni të surprizoni partnerin tuaj me një dhuratë? Ndoshta ka dicka që i dashuri/ e dashura juaj e dëshiron prej kohësh, por nuk e ka blerë. Kjo mund të jetë një surprizë e mrekullueshme dhe ai/ajo do e vlerësojë. E gjitha kjo do ju bashkojë shumë si cift.

PESHORJA

Një aktivitet në grup, ndoshta një festival mund të sjellë informacione dhe persona të rinj në jetën tuaj. Ju mund të takoni njerëz nga e gjithë bota dhe me stile të ndryshme jetese. Madje mund të zbuloni edhe produkte të ndryshme që doni ti provoni. Kjo eskperiencë mund t’ju transformojë në disa mënyra, kështu që mos prisni ti ktheheni rutinës menjëherë.

AKREPI

Diskutimet për cështjet shpirtërore ose fizike mund të rezultojnë për shkak të ekspozimit ndaj një personi që merret me tema të tilla. Ju mund të dëshironi të merrni një leksion ose të shihni një dokumentar për këtë temë. Mund të mos jeni të bindur për atë që thotë ky person dhe dëshironi të bëni hulumtimet tuaja. Sot është dita kur doni të mësoni vetë me forcat tuaja.

SHIGJETARI

Sot mund të vijë një letër ose një telefonatë që e keni pritur prej kohësh nga një mik që jeton në një shtet tjetër. Kjo do të hapë linjat e komunikimit në një fushë që keni dashur të mësoni prej kohësh. Ju dhe miku juaj nuk keni folur prej kohësh, prandaj do ishte mirë të bisedonit pak që të njihni më shumë me njëri-tjetrin.

BRICJAPI

A jeni të interesuar në investime? Kjo është dita që të lexoni rreth financimeve, statistikave dhe personave që mund të bëjnë një punë e cila ju duhet. Mund të konsideroni shumë mundësi. Mësoni për këto detaje para se të merrni një veprim. Kjo është dita e duhur për të mbledhur informacione.

UJORI

Komunikimi me kolegët ose personin që dashuroni do jetë i ngrohtë, i hapur dhe tepër i sinqertë. Përfito nga kjo për të larguar të gjitha mosmarrëveshjet, shpjego gjërat që mund të duken konfuze dhe zhvilloni aftësinë që të tjerët të mund t’ju kuptojnë.

PESHQIT

Detyrat tuaja do të ecin mirë dhe shpejt sot, veçanërisht dokumentet. Të tjerët janë të gatshëm t’ju japin një dorë nëse ju nevojitet, dhe ju mund të thirreni për të ndihmuar një tjetër me një detyrë tej aftësisë së tij ose saj. Atmosfera është jashtëzakonisht e këndshme, kështu që dita do të kalojë shpejt.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular