BallinaAktualitetBasha: Rama ka shkelur ligjin amerikan për foton me Obamën. Ja pse...

Basha: Rama ka shkelur ligjin amerikan për foton me Obamën. Ja pse s’ka shenje barazimi mes meje dhe tij

Basha: Edi Rama ka shkelur ligjin amerikan për foton me Obamën.

Pyetje: Z. Basha sa rrezikon Kryeministri shqiptar përderisa pretendohet se ka shkelur ligjin elektoral amerikan? A rrezikon realisht të dënohet në Amerikë apo z.Rama riskon të përballet vetëm me drejtësinë në Shqipëri ku sipas informacioneve që ka Syri?

Lulzim Basha: Më duhet të bëj një konsultë juridike. Asnjë jurist nuk e di përmendsh ligjin kush thotë ndryshe, gënjen. Por si kryetar i opozitës mund t’ju them se ky është një rast i paprecedentë, siç ishte një rast i paprecedentë dhe rasti i sulmit politik ndaj presidentit actual, kur ishte kandidat për president dhe tani kemi një rast të paprecedentë, ku është shkelur ligji zgjedhor, i cili ndalon kontribute të huaja në një fushatë elektorale. Dhe pas kësaj shkelje flagrante nuk ka asnjë dyshim se qëndron njeriu që është aktualisht kryeministri i Shqipërisë.

Basha: Nuk ka shenjë barazimi mes meje dhe Ramës për ccështjen e financimit. Hetimi federal në SHBA rrëzoi akuzat ndaj PD. Prokuroria shqiptare e zvarrit ccështjen për llogari të Ramës.

Pyetje: Sipas informacioneve të Syri.net, prokuroria e Tiranës ka regjistruar çështjen për kryeministrin Rama. Tashmë mund të konsideroheni baraz, ka një çështje për ju z.Basha, ka një çështje për sponsorizime të paligjshme, ka një çështje për z.Rama, sigurisht prap për sponsorizime të paligjshme?

Basha: Edi Rama ka fshehur, ka mohuar gjithçka prej fillimit, ndërsa ne prej fillimit i kemi kërkuar prokurorisë të hetojë për akuzat e ngritura nga e njëjta gazetë që ngriti akuzat kundër presidentit aktual të Amerikës. Akuza të cilat u hodhën poshtë nga hetimi federal në SHBA dhe mund t’ju them me përgjegjësi të plotë se nga akuzat e ‘Mother Jones’ ndaj PD, autoritetet federale në SHBA-ve kanë vendosur që këtu nuk ka asnjë bazë për një hetim. I vetmi që vazhdon hetimet prej një viti e gjysëm dhe vazhdon e zgjat dhe zgjat është prokuroria e vendosur nën trysninë politike të Edi Ramës; kjo nuk krijon asnjë shqetësim për mua dhe as për bashkëpunëtorët e mi sepse as PD, as unë nuk kemi shkelur asnjë një ligj as në Shqipëri, as në SHBA dhe as në gjetkë. Por është një tregues se si përdoret prokuroria, se si përdoret presioni politik për të goditur kundërshtarin politik. Ndërsa në rastin e Edi Ramës kemi të bëjmë me një akt penal të konsumuar të cilin kemi dy të dënuar me burg dhe këta dy të dënuar kanë qenë ndihmës në një vepër penal nga e cila ka përfituar person i tretë, që siç thotë drejtësia amerikane është kryeministri në detyrë Edi Rama. Prandaj nuk ka asnjë shenjë barazi mes nesh.

Pyetje: Ju kanë thirrur më në prokurori?

Basha: Jam thirrur sa herë që Edi Ramë i kanë shpërthyer skandale dhe pastaj dosja lihet në pluhur që të përdoret prapë kur të ketë skandalin tjetër të qeverisë për të mbuluar. Besoj se shqiptarët e kanë marrë vesh sesi shkon kjo mesele.

Pyetje: A ndiheni i shantazhuar nga kjo dosje z.Basha?

Basha: Absolutisht jo! S’është e lëhtë të më shantazhosh mua z.Peka. Janë përpjekur që në fillimet e karrierës time të më shantazhojnë, kam provuar se i kanë bërë hesapet gabim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular