BallinaKryesore“Vullneti politik zgjidh krizën”, Basha: Përkrah sistemin maxhoritar, por kriminelët në politikë...

“Vullneti politik zgjidh krizën”, Basha: Përkrah sistemin maxhoritar, por kriminelët në politikë i solli Rama, jo sistemi

Nuk kemi parashtruar kushte. Ne kemi parashtruar rrugën e procesit, ku kushti kryesor eshte transparenca, eshte gjithçka behet ne syte e publikut dhe me perfshirjen e sa me shume qytetateve dhe grupeve te interesit.

Une jam partizan i sistemit maxhoritar perballjes ne zona maxhoritare ku garanton lidhjen e drejtperdrejt te deputetit me qytetarin.

Pse jo lista te hapura kombetare. Ka nje problem. Nuk mund ta perdorim ne kete proces per t’i hedhur hi syve shqiptareve apo faktorit nderkombetar. Ne ketu nuk na solli sistemi, ne ketu nuk na solli as Kodi Zgjedhor, perkundrazi, per here te trete OSBE/ODHIR te thote ne faqen e pare te Raportit se korniza ligjore ne teresi eshte e mjaftueshme per te garantuar zgjedhje demokratike, por mungon vullneti politik.

• Po pse, Kodi Zgjidhor i solli ata 19 kriminele ne legjislaturen e kaluar?
• Kodi Zgjodhor i solli Avdylajt dhe Ymer Lalen me tavolinen e vendimmarrjes?
• Kodi Zgjedhor e ka fajin qe kryeministri urdheron policine te dhunoje zgjedhjet sic degjuam ne pergjimet e dosjes 184?
• Kodi Zgjedhor e ka fajin se edhe kur s’ka kundershtare, edhe kur ben zgjedhje farse pa kundershtare, ku kontrollon gjithçka vete prape se prape kandidon Valdrin Pjetri, Jorgo Kajmake, e Mark Babane?
• Kodi Zgjedhor e ka fajin qe nuk ndahet dot nga persona ne liste te zeze, nga Tom Doshi tek Vangjush Dako?
• Kodi Zgjedhor e ka fajin qe e merr 184 dhe per ta mbyllur e çon me Diber ku ka vetem 2 prokurore, njeri prej te cileve ne konflikt interesi?

Keto nuk jane çeshtje te Kodit Zgjedhor, as te Kodit Penal, keto jane çeshtje te vullnetit politik. Ajo eshte pika 4 e platformes sone. Pa vullnetin politik, cilindo sistem zgjedhor te zgjedhim, cfaredo forcimesh t’i bejme Kodit Penal, per sa kohe qe nuk ka vullnet politik, do te mbetet ne leter. Ne leter ka demokraci edhe ne vende ku ne praktike dhunohen ne menyre sistematike te drejtat e njeriut.

Ndryshimi midis ligjeve ne leter dhe praktikes demokratike eshte ajo qe quhet vullneti politik. Se mund te duket pak si fraze abstrakte, pra vullneti politik do te thote, deshira per te zbatuar ligjin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular