BallinaAktualitetShkon ne 50 numri i nxënësve të helmuar në Postribë, 6 prej...

Shkon ne 50 numri i nxënësve të helmuar në Postribë, 6 prej tyre shtrohen në Urgjencë

Agravohet situata e nxënësve të helmuar në shkollën e Postribës në Shkodër. Shumë prej tyre janë rikthyer në urgjencen e spitalit të Shkodrës dhe të paktën 6 janë shtruar pasi kanë paraqitur përkeqësim të gjendjes së tyre.

Sipas rrëfimit të prindërve, fëmijët kanë pasur kryesisht dhimbje barku dhe të vjella teksa bëjnë përgjegjës fast-foodin ngjitur me shkollën

Një nga të helmuarit e shtruar në spital tregon se dhimbjet i kanë nisur pas konsumimit të një sanduiçi po në këtë fast-food.

Mësohet se në këto 48 orë janë rreth 50 fëmijë të shkollës “Adem Haxhia” në Postribë të cilët janë paraqitur në urgjencën e spitalit.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet, ndërsa Drejtoria e Shëndetit Publik ka marrë monstrat e ujit dhe të ushqimeve të fast-foodit për të identifikuar shkaqet e helmimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular