BallinaKronikeNgjarje e rëndë, hidhet nga kati i gjashtë portieri i Partizanit

Ngjarje e rëndë, hidhet nga kati i gjashtë portieri i Partizanit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku një i ri, 24-vjeç, në kushte të rënduara psikologjike, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 6-të i pallatit.

Mësohet se 24-vjeçari është Aldo Teqja, portier i ekipit të Partizanit.

Sipas policisë, i riu është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç,i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjeksore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërsa nuk ka informacion mbi gjëndjen shëndetësore të të riut.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular