BallinaRajoni106 vjeçarja nga Ferizaj voton për një te ardhme më të mirë

106 vjeçarja nga Ferizaj voton për një te ardhme më të mirë

Xhezide Aliu, 106 vjeçare nga fshati Dardani i Komunës së Ferizajt, të dielën në mëngjes ka mësyrë qendrën e votimit me nr. 2512D/01R, me qëllim që të ndryshojë vendin për një jetesë më të mirë.

Ajo megjithëse e shtyrë në moshë dhe me telashe shëndetësore ka thënë se edhe qytetarët e tjerë duhet ta marrin këtë shembull dhe të dalin për të votuar sepse Kosovën e presin procese të rëndësishme gjatë këtij mandati, raporton Koha Ditore.

“Nga këto zgjedhje presim një jetë edhe më të mirë për qytetarët dhe për të rinjtë. Urojmë që të hapen vende të punës dhe mos të ikin të rinjtë nga Kosova”, ka thënë ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular