Vritet një person në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash dhe nga të dhënat e fundit bëhet me dije se, 2 persona janë konfliktuar mes tyre.
Dyshohet se dy personat janë konfliktuar me sende të forta, ku si pasojë ka mbetur i vrarë një prej tyre, përkatësisht shtetasi Stavri Mino 56 vjeç. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e plotë të rrethanave.