BallinaKryesore“E dija kush do fitonte”, Daçiç flet për zgjedhjet në Kosovë. Nxjerr...

“E dija kush do fitonte”, Daçiç flet për zgjedhjet në Kosovë. Nxjerr emrin e të dërguarit special të SHBA si informator

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçic ka thënë se ishte njoftuar se kush pritet t’i fitojë zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçic ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

 

Ai ka thënë se së fundmi gjatë një bisede me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin perëndimor, Matthew Palmer, i ishte thënë se Lëvizja Vetvendosje dhe Lidhja Demokratire e Kosovës do të dalin fituese në zgjedhje dhe do të krijojnë koalicion.

“Nuk është e rastësishme. Amerikanët kanë thënë se tani është çështje pak më e komplikuar sepse për herë të parë do të merren me një parti e cila është e idesë për krijimin e Shqipërisë së Madhe”, deklaroi Daçic në hapjen e samitit të 19-të të ekonomisë në Beograd.

Ai ka shtuar se duhet pritur për deklaratat e reja nga Albin Kurti e Isa Mustafa sepse “është një gjë kur dikush flet nga opozita, e diçka tjetër kur hyni në qeverisje”.

“Ne nuk mund të ndikojmë tek ata që shqiptarët e Kosovës i zgjedhin, ne duhet të bashkëpunojmë me të gjithë pa marrë parasysh nëse dikuj i pëlqen ajo parti apo jo. Në çfarëdo rrethane, pres të vazhdohet dialogu, të heqet taksa dhe me këtë të krijohen kushtet për kërkim të një zgjidhje kompromisi”, theksoi Daçic.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular