BallinaAktualitetApeli i Drejtori i INFOCIP: Ngadalësoni procesin e vetingut, do ngelim me...

Apeli i Drejtori i INFOCIP: Ngadalësoni procesin e vetingut, do ngelim me Gjykata të boshatisura

Drejtori i INFOCIP, Gerti Shella i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora i bëri apel organeve të drejtësisë që të ecin me ritme të ngadalta sa i përket vettingut.

Sipas tij nëse do të ecim me këto ritme në krye të 7 viteve do kemi gjykata të boshatisura.

Gerti Shella: Unë i bëj një apel publik organeve që bëjnë tashmë qeverisjen e sistemit gjyqësor. Duhen të ngadalësojnë ritmet e procesit të vettingut. Nëse do të ecim me këto ritme në krye të 7 viteve do kemi gjykata të boshatisura dhe do të gjendemi përballë rrethanave skandaloze të komprometimit të qëllimit numër 1 të reformës në drejtësi që ishte promovimi dhe rritja e eficensës gjyqësore. Vettingu nuk ka qenë qëllimi i reformës. U ndërmor për shkak sepse u ndërlidh principi që nëse një gjyqtar të zvarrit çështjen me siguri e bën me qëllim korrupsionin.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular