BallinaKryesoreBardhi: Opozita ka parashikuar gjithçka po ndodh sot. PD, e hapur për...

Bardhi: Opozita ka parashikuar gjithçka po ndodh sot. PD, e hapur për reformimin e sistemit zgjedhor

Sekretari i Përgjithshme i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se opozita ka parashikuar gjithçka që po ndodh sot, sa i përket Reformës Zgjedhore.

Gazetari: Si opozitë keni ndonjë propozim ligjor konkret se si mund të ndreqet kuadri ligjor?

Bardhi: Në demokraci ka qeveri dhe opozitë, nuk ka opozitë brenda apo jashtëparlamentare. Mund të ketë njerëz që i thërrasin vetes opozitarë parlamentarë, por kjo nuk i bën opozitarë. Opozitë është ai që është në mision të përditshëm. Ne kemi bërë propozime konkrete edhe gjatë fazës kur është miratuar Reforma Zgjedhore. Kemi bërë dhe parashikuar gjithçka që po ndodh sot. Nëse i kthehesh dokumenteve të përgatitur nga ekspertët e opozitës me propozime konkrete të ofruara nga PD në atë kohë, çdo problematikë të ndodhur sot do ta gjeni të trajtuar me një propozim konkret si të mos ndodhte ajo gjë.

Sekretari i Përgjithshme i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh i bindur për reformimin e sistemit zgjedhor.

Bardhi: Ne i kemi shprehur publikisht në dokumentin tonë duhet të jetë pika 1.4. Jemi të hapur kemi thënë për reformimin e ligjit për partitë politike, reformimin e rregullave që lidhen me financimin e tyre dhe reformimin e sistemit zgjedhor. Pra janë të gjitha në një pikë. 

Krasniqi: Ne kemi parë edhe deklaratat e atyre që kanë peshë në parti dhe kanë thënë se jemi të kënaqur me sistemin e 2008. është lajm i mirë nëse palët vendosin të rishikojnë sistemin. 

Meço: Ne duam një sistem që në fund rezultati të pranohet dhe të mos ketë kontestime. 

Bardhi: Këtë nuk ta garanton sistemi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular