BallinaAktualitetFOTOT/Kush është gruaja "mollë" e sherrit për vrasjen në Kavajë, e martuar...

FOTOT/Kush është gruaja “mollë” e sherrit për vrasjen në Kavajë, e martuar me 3 fëmijë

Personi që shihni në foto është gruaja që u bë ‘mollë’ e sherrit që pasoi me një të vdekur dhe një të plagosur. “Start News ka siguruar detaje nga krimi i rëndë që tronditi mëngjesin e sotëm Kavajën.
Një lidhje e ndërprerë, ka bërë që ish- i dashuri mos të pranonte ndarjen nga shtetasja Marsida Qatja, e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve të mitur.

Start News mëson se gruaja e martuar, burri i të cilës ishte në burg në Gjermani, ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, ky i fundit i divorcuar. Pasi Marsida kishte vendosur që t’i jepte fund historisë me Haxhollin, 41 vjeç, ishte lidhur me shtetasin Bledar Tocin, polic burgu, i cili mbeti i plagosur. Nga fotot e siguruara nga Start News shihet se Qatja bën një jetë luksoze, ndërsa ka edhe një agjenci turistike të vetën.

FËMIJËT NË BANESË NË KOHËN KUR NDODHI KRIMI
Ngjarja në Kavajë mund të kishte përmasa edhe më të frikshme sesa kaq. Në banesën e Marsida Qatja, në momentin kur ndodhi krimi kanë qenë edhe 3 fëmijët e saj të mitur, përkatësisht të moshave 10, 7 dhe 2 vjec. Por fatmirësisht fëmijët nuk kanë mbetur të lënduar, pasi kanë qenë në gjumë kur na ndodhur ngjarja.

SI NDODHI NGJARJA
“BalkanWeb” zbardh të tjera detaje nga ngjarja, si dhe lëvizjet e fundit të autorit. Mësohet se pasi ka parë që në banesë ka pasur njerëz të tjerë, pasi përveç policit të burgut, aty kanë qenë prezent edhe 2 persona të tjerë, Haxholli ka hyrë nga dritarja e ballkonit, ndërsa ka qëlluar me kallashnikov drejt Beledar Toçit, polic i burgut të Durrësit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular