BallinaKronikeDetajet/Vrasje në Kavajë, polici i burgut qëlloi ish-të dashurin e të afërmes(EMRAT)

Detajet/Vrasje në Kavajë, polici i burgut qëlloi ish-të dashurin e të afërmes(EMRAT)

Një person ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm në Kavajë, ndërsa një tjetër është plagosur.

Detaje të reja mësohen për vrasjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë. Duke iu referuar burimeve nga policia se viktima Dritan Haxholli ka shkuar i armatosur në shtëpinë e ish-të dashurës rreth orës 02:00 të natës për t’u sqaruar pasi ishin ndarë.

Pas thirrjeve të vajzës dhe të bërtiturave të saj në banesë ka shkuar polici i burgjeve Bledar Toci, i afërm i saj për t’i ardhur në ndihmë. Por viktima Haxholli ka qëlluar me armë mbi policin duke e plagosur. Më pas Toci ka qëlluar me armën e shërbimit për vetëmbrojtje ndaj Haxhollit, i cili ka mbetur i vrarë.

Gjithsesi policia ka marrë në pyetje gruan e re por edhe policin për të zbardhur të plotë ngjarjen që tronditi Kavajën mëngjesin e sotëm.

Zbulohen emrat e personave që janë përfshirë në konfliktin me armë mëngjesin e sotëm në Kavajë që çoi në vrasjen e një personi dhe plagosjen e një polici burgjesh. Viktimë ka mbetur shtetasi Dritan Haxholli, partner i gruas së re, ndërsa polici i plagosur është Bledar Toci.

Sipas Bezat, Haxholli sa ka hyrë në banesën e ish-të dashurës ka qëlluar me armë, duke plagosur policin e burgjeve Bledar Toci. Ky i fundit më pas ka qëlluar me armën e shërbimit duke vrare të riun.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular